Debate Lajmi Levizes

KUSH I BARTË PANTOLLANAT NË FAMILJEN RUGOVA?

Sefedin Krasniqi

Kur familja mbetet në gra, njëra duhet t’i bartë pantollanat, në kuptimin, duhet të udhëheq me familjen dhe të merrë mbi vete përgjegjësitë. Edhe kur ka burra në shtepi, nuk është turp që për familjen të kujdeset një grua e zgjuar, por kurrësesi kumbarët e ndrikullat.
Në familjen e presidentit të ndjerë, pas vendimeve kontradiktore, me erë të fortë tradhtie, të deputetes së LDK-së, Teuta Rugova, deputete i thënçin, me qellim nuk dua të them, e bija e Rugovës, presidentit historik të Kosovës, kanë shpërthyer kritika e deklarime nga më të ndryshmet.
Në këtë rrëmujë, kumbarët e familjes Rugova po tregohen shumë të shkathtë dhe në garë me nusen e Ukës, Blerta Ibush Kllokoqin, secili po mundohet t’i bartë pantollat e Dr. Rugoves sa më dinjitetshëm. Por, Pantollanat e Dr. Rugoves nuk i bien askuj! Prandaj, po duken të zhveshur… lakuriq fare.
Edhe Blerta Ibush Kllokoqi (…) po tregohet shumë e shkathtë. Madje ka arritur mirë ta fsheh pas fustanit të saj Ukën, duke ua zbehur aktivitetin dhe zhveshur pantollanat e Rugovës, kumbarëve, që po pasurohen duke shitur fytyren dhe nderin e kësaj familjeje fisnike. Por, kjo shitje është legale, pasi askush nuk beson që kumbarët veprojnë kokë më vete.

Qeveria e kumbarëve

Tash, si duket, i ”ndaluari në Francë”, me urdhër të Serbisë, ramush haradainaj, mund të flej i qetë, sepse kumbarët ia kanë siguruar numrat për Qeverinë e kumbarëve (jo të Kosovës) duke i blerë disa deputetë. Ndërsa, me Listen serbe, i ka rregulluar punët vetë, ”heroi i gjallë” ramush haradinaj. Ai ”heroi” që nga Franca e kërcënonte Vuçiqin dhe Daçiqin, etj, tash po luan gugjaz me “Listen Srpska”. Për këto kërcënime diaspora e mashtraur për të saten herë, e shpërblente me protesta e sidomos me mbledhje të eurove, sikur me pas ditur që do t’i duhen për blerje deputetësh. ”Zërat e zinj” po thonë që çmimi për një votë ka shkruar deri në 1’000.000.- euro. Kush është budalla t’i refuzojë 1’000.000.- euro!?
Edhe Diaspora nuk duhet të ankohet për pritje të keqe në Kosovë. Të keqes po i ndihmojmë me vetëdije dhe turp na qoftë. Investimi jonë në mbajtjen e kriminelëve në pushtet është i madh.

Sekretari i shkrimeve

Zhurmaxhinjtë e thashethëmeve kanë shprehur edhe një kurreshtje. Sa paguhet sekretari i deputetes Teuta Rugova, që, sipas stilit dhe përmbajtjes së reagimeve, duhet të jetë i njëjti si për deputeten, si për kumbarët dhe nusen gjallnike, Blerta Ibush Kllokoqi. Pasi s’po dihet kush sundon në familjen Rugova dhe nga sa po shkon pasuli, a do të thotë që së shpejti kumbarët do të vendosin edhe për partinë e Rugovës, të quajtur LDK.
LDK mund të shpetojë, pasi të vërtetohet tradhtia e cilit do deputet të saj, ta (t’i) përjashtojë me urgjencë nga partia. Bashkë me 1’000.000.- euro, le të shkojnë në AAK e ramush haradinajt.

Thonë, “më mirë qiri i fiktë se qiri i flliqtë”!

SK

Related Posts

  1. Deri sa te grindeni dhe deri sa te jeni perkrahes te isa mustafoviqit as qeto vota qe i keni mar me 21 nuk di ti merniju kufomen e rugoves paskeni dasht me zhduk ose te themi me varos si ni qen te mjer por dashti zoti e me ndihmen e zotit ramush haredinaj u interesua me varos me gjitha te mira si i takon nje burshtetasi dhe ramushi pra nau tregu ni hero i luftes dhe ni hero i paqes per ket arsye do te ket perkrahjen jo vetem aak e ramushit pir edhe ldk e rugoves por jo e mustafoviqit as beqiroviqit as hotoviqit as personalisht tuajen pir as ata te cilet e perkrahen mustafoviqin a u kry bur se ju qekjo ldk e sotit e ka flliqur rdk e rugoves qekjo ldk e sotit ka koruptu se bashku .e pdk e hashim thaqit e ma von me te kadri veselit por familja e rugoves kan dal shum te menqur dhe korekt qe si harojn te mirat por as te kqijat jam i sigurt por juve te tashit personalusht juve qenka shum poshtruse ti thoni vetes qe jeni ni intelektual ju per mu qenket ni rugaq i mjer i shitur nuk qenket askushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *