Published On: 7 Korrik, 2017

Kush fitoi nga shtrëngimi i duarve Trump-Putin, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit (VIDEO)

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan sot për herë të parë gjatë Samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë. Të gjithë po prisnin momentin e shtrëngimit të duarve mes dy liderëve botërorë, dhe ai çasti nuk mungoi.

Sipas ekspertes Judi James që studion gjuhën e trupit, Presidenti amerikan “e gozhdoi” homologun e tij rus me shtrëngimin historik të duarve dhe dëshmoi se kush e ka statusin më të lartë.

Duke folur për të përditshmen britanike “The Sun”, ajo tha: “Nëse ky shtrëngim duarsh do të ishte “luftë për çmime”, dhe unë jam e sigurt që kështu ishte, atëherë do t’i jepja pikë dorës së Trump.

Të dy ishin nën presion, por ndërsa Putin afroi me kujdes dorën, Trump u përkul përpara me krahun e shtrirë duke ofruar “mbështetje”.

Ky ishte një kurth famëkeq nga Trump dhe Putin nuk kishte asnjë mundësi, por veçse ta mbështeste dorën tek Trump.

Trump dukej i qetë. Nëse donte të tregonte dashamirësi por njëkohësisht edhe superioritet, më duhet të them se presidenti amerikan e gozhdoi këtë herë”, transmeton tvklan.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...