Published On: 20 Tetor, 2016

Kush është miku i Milo Gjukanoviq?

Shqiptari nga Kosova, Shkëlqen Rizaj, është mik shumë i mirë me politikanin Milo Gjukanoviq.

Rizaj në një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës, ka treguar se si ka lindur miqësia me të.

Ai ka thënë se meqë shqiptarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë turistë të rregullt në Ulqin, atëherë ashtu i lindi edhe miqësia e tij me kryeministrin Gjukanoviq, për të cilin pati fjalë të mëdha.

“Gjatë muajve të verës, kur nuk ka guxuar askund të ndihet kënga shqipe gjithë estrada jonë ka qenë e instaluar në Ulqin. Gjukanoviqi është mik i shqiptarëve, po të ishte ai vet shqiptar nuk do kishte guxuar të bëjë aq shumë për shqiptarët”.

“Produkti kryesor i Malit të Zi, është turizmi dhe ne kosovarët prej sanksioneve të OKB-së në vitet e 90-ta e sidomos pas eksodit të shqiptarëve, i kemi mbetur besnik shtetit të Malit të Zi, Ulqinit tonë, sepse e kemi obligim moral që duhet ta përmbushim”, ka thënë Rizaj.

Rizaj, gjithashtu ëshë shprehur se Gjukanoviq ka lejuar shumë gjëra për shqiptarët e Malit të Zi. Ndonëse Kushtetuta e këtij vendi e ndalon që të përdoret një flamur tjetër përpos atij shtetëror, Gjukanoviq ia lejonte shqiptarëve që të valonin flamurin kuq e zi.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...