Published On: 1 Gusht, 2017

Kush është 22 vjeçari Marvi Mëhilli. 4 të rinj i morën jetën pa mëshirë për një karikues telefoni (Foto)

Marvi Mihali, 22 vjeç nga Tirana humbi jetën mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 pranë stadiumit “Dinamo”. Ai u godit me thikë nga 24 vjeçari Eugen Bitraj. Policia tha se sherri mes të rinjve ku u përfshinë disa persona ndodhi për motive banale.

22-vjeçari u gjet në rrugë me plagë të shumta thike në trup. Ai u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë. Sakaq policia arrestoi brenda natës autorin e krimit dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas policisë sherri ka nisur në fillim në lokal mes 19 vjeçarit Dejvi Bitraj dhe 22 vjeçarit Marvi Mehilli për një karikeus telefoni. Mësohet se Marvi kishte blerë një telefon te Dejvi dhe po i kërkonte edhe karikuesin.

19 vjecari e ka terhequr jashtë Marvin në parkingun e makinave të lokalit dhe pasi janë rrahur ka thirrur në ndihmë kushëririn dhe shokët e tij. Në ndihmë të Dejvit kanë shkuar Eugen Bitraj, Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç.

“Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin Marvi Mihali, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital”, tha policia.
Të gjithë personat që rrahën dhe më pas i morën jetën të riut janë vënë në pranga nga policia, dhe akuzohen për vrasje, bashkëpunim në vrasje kryer në bashkëpunim dhe me paramendim.

22-vjeçari ishte student në një universitet privat dhe djali i vetem i familjes Mëhilli. /Opinion.al

Në foto: Majtas me syze, viktima Marvi Mehilli; djathtas autori i krimit Eugen Bitraj

Foto: Rruga Gjin Bue Shpata, prane stadiumit Selman Stermasi në Tirane, vendi ku ndodhi ngjarja

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...