Published On: 18 Maj, 2017

Kush e vrau dhe e shkatërroi LDK-në rugoviane…?!

 

images (9).jpg

Nga: Rexhep ELEZAJ

Është për t’u habitur sesi disa intelektualë të cilët veten e konsiderojnë të gjithëdijshëm, shpeshherë nuk kanë aftësi t’i kapin fijet ose t’i identifikojnë bartësit dhe aktorët kryesorë të zallamahisë politike në Kosovë, qysh nga pas lufta e deri në ditët e sotme, madje disa duke vazhduar me akuza dhe shpifje imagjinare ndaj figurave të dëshmuara kombëtare për kontributin e tyre në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës..!?

Sikurse në çdo zanat tjetër, edhe në politikë ka “King-maker”, siç ka bartës dhe zbatues të verbër të planeve oligarkike individuale dhe grupore, që në rastet e revolucioneve “të vonuara demokratike” kanë sjellë deri tek luftërat civile, siç ka ndodhur në Shqipërinë tonë në vitin 1997, meqë rast u vranë mbi 5300 qytetarë. Disa në emër të “idealeve” kombëtare dhe shumë tjetër në emër të egove për t’u pasuruar duke e plaçkitur dhe shkatërruar shtetin dhe pasuritë shoqërore..!?

Për fat të mirë, Kosova për pak sa i ka shpëtuar një katrahure të tillë, madje pranë shumë tentimeve që i kanë ndërmarrë individë dhe grupe kriminale për të ardhur me çdo kusht në pushtet, qoftë mbi meritat e vjedhura, qoftë përmes vrasjeve politike të njerëzve të krahut “pacifist”, si dhe krimeve ekonomike, siç ndodhi në periudhën e pas luftës në Kosovë. Por, falë vetëm urtësisë dhe largpamësisë së presidentit Ibrahim Rugova, u shmang realizimi i një skenari të tillë ogurzi i tipit dhe përmasave të paparashikueshme tragjike..!?

Gjithashtu, për çdo shqiptar patriot dhe atdhedashës, është i qartë fakti, se po të mos kishte ikur në amshim presidenti Ibrahim Rugova në janar të vitit 2006, sot, skena politike dhe ekonomike në Kosovë do të ishte krejtësisht ndryshe në të gjitha poret e jetës dhe të shtet ndërtimit të mirëfilltë të saj. Prandaj, a dinë ndokush, sidomos intelektualët e “gjithëdijshëm” të na japin përgjigje meritore në pyetjet që do i shtroj për debat si më poshtë;

1.) Kush e solli në pushtet Hashim Thaçin dhe PDK-në pas vitit 2006..?!

2.) Kush e rrëzoi akademik Nexhat Dacin nga posti i kryeparlamentarit..?!

3.) Kush e ndau dhe përçau LDK-në në dy pjesë në Kuvendin e karrigeve në dhjetor 2006, dhe, kush e ngriti zërin për ruajtjen e saj unike..?!

4.) Kush bëri i pari koalicion qeverisës me Hashim Thaçin dhe PDK-në, dhe pse..?!

5.) Kush e rrëzoi Prof. Fatmir Sejdiu nga posti i presidentit dhe me ndihmën e kujt u realizuar ai akt anti-LDK..?!

6.) Kush e solli klounin (kop…) komunisti Isa Mustafën në krye të LDK-së më 2010 dhe pse..?!

  1. ) Kush e tradhtoi pas 6 muajve “unitet” VLAN-in dhe për interesa të cilës parti Isa Mustafa i tradhtoi tri partitë opozitare dhe bëri koalicion nënshtrues-denigrues me Hashim Thaçin dhe PDK-në “vrastare”. Më mirë më thënë me klanin mafioz “PRONTO”, duke qeverisur bashkë me të 3 vite në dëm ekskluzivisht të LDK-së rugoviane dhe pse..?!

8.) Kush e gënjeu elektoratin e LDK-së se do t’i “zbulojmë” të gjitha vrasjet politike të pas luftës të kryera ndaj aktivistëve dhe intelektualëve të LDK-së, por që për tri vite nuk e zbuloi asnjë nga vrasjet në fjalë..?!

9.) Kush insistoi me këmbëngulje histerike, që Malit të Zi t’ia falë 8300 hektarë, tokë shekullore të trevës së Rugovës heroike, duke i kërcënuar deputet e LDK-së me përjashtim nga partia, nëse nuk e votojnë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, dhe, për interesa të kujt nuk u shkarkua për këto tri vite komisioni qeveritar për shënjimin e kufirit me malazezët në krye të cilit ishte vënë tradhtari Murat Meha..?!

10.) Kush e nënshkroi marrëveshjen në Bruksel me të cilën pranoi të formohej “Zajednica” serbe në Kosovë, por në tekstin e të cilës Gjykata kushtetuese gjeti 23 shkelje të neneve të Kushtetutës, dhe, pse nuk u shkarkua kryeministri Isa Mustafa, si përgjegjësi kryesor për shkelje drastike të saj..?!

11.) Kush dhe me votat e cilës parti Kadri Veseli u bë kryetar i Parlamentit të Kosovës..?!

12.) Kush e bëri Hashim Thaçin president të Kosovës dhe me votat e cilës parti u bë “King-maker” numër NJI në Kosovë..?!

13.) Kush dhe cila parti e sundoi Kosovën në 11 vitet e fundit, dhe, cila parti ishte ajo e cila e pranoi statusin e turpshëm të servilizmit politik, pozitën e nënshtruesit prej vasalit si dhe të zbatuesit me rigorozitet te të gjitha urdhrave të “King-makerit” numër një në Kosovë..?!

14.) Kush e eliminoi hiç më larg se dje ish deputetin më të aftë dhe më atdhetar, Prof. Dr. Shpejtim Bulliqin si dhe ish deputeten më të votuar në Kosovë, Vjosa Osmanin, nga futja në listën zgjedhore, si kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 qershorit të ardhshëm, dhe këtë në shenjë hakmarrjeje ndaj tyre, vetëm se më këmbëngulje refuzuan ta votojnë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, pra që nuk pranuan që Kosovës t’i merren 8300 hektarë tokë të pasura më resurse të begatshme ujore dhe turistike..?! Etj., etj., etj.,..!?

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Per te gjitha keto pyetje e qe jane gjithesejt 14 sash , pergjegjen e kane vetem ne nji emer , dhe ai eshte :….provinciali i kompleksuar, i papermiresueshmi , i korruptuari ,anti LDK -isti , antirugova-isti dhe hyzmeqari Beogradit Isa Mustafa

    Përgjigjiuni
    Pelqej(5) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...