Published On: 25 Prill, 2017

Kush e thirri David McAllister të ndërmjetësojë në Shqipëri?

Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore Europiane njëkohësisht kreu i Komisionit te Jashtëm te Parlamentit Europian, David McAllister, mbërriti sot në Tiranë me qëllim negocimin e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare, mbi krizën politike të krijuar në vend.
Por kush e zgjodhi negociator dhe kush e solli në Shqipëri, diplomatin e cilësuar si njeriu i kancelares gjermane Angela Merkel?
Në emisionin Opinion, të datës 24 prill, deputeti Aldo Bumçi mohoi që Partia Demokratike të ishte inicuese për emrin e David Mcallister, ndërkohë që deputeti socialist Eduart Shalsi deklaroi që nuk kishte informacion lidhur me këtë fakt.
Emri i Kreut të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister u artikulua më shumë se një javë më parë, pas takimit të negociatorëve Balla dhe Bylykbashi, kohë kur aleatët në qeverisje Edi Rama dhe Ilir Meta sugjeruan një negocim nga Partitë Popullore Europiane, për të zgjidhur ngërçin politik të krijuar në vend.
Ekziston mundësia që emri i Kreut të Komisionit te Jashtëm David McAllister të jetë propozuar si nga Rama ashtu edhe nga Meta, po aq sa mund të jetë sugjerim edhe i institucioneve ndërkombëtare të përfshira tashmë në procesin negociues mes mazhorancës dhe opozitës shqiptare.
Flitet se gjatë takimeve me liderët e politikës shqiptare, McAllister do të sjellë draft-propozime për palët me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për krizën politike e lidhur kryesisht me zgjedhjet në vend, zgjedhjen e presidentit dhe reformën në drejtësi. / Opinion.al
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...