Published On: 13 Qershor, 2017

Kush e la “kokën” peng për të pajtuar Artan Cukun me vëllezërit Dakaj

Kapja e Mikel Shallarit po zbardh detaje të rendësishme në lidhje me vrasjen në derën e shtëpisë së komisarit Artan Cuku, ndërkohë që organet e hetimit janë fokusuar në një pistë tjetër, që ka të bëjë me detyrën e tij kur ishte drejtor i Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe jo me gjakmarrjen.

Mos përfshirjen në vrasjen e Artan Cukut e kanë deklaruar vëllezërit Daka si edhe babai i tyre duke theksuar se ishin pajtuar me komisarin vite më parë. Konflikti mes tyre lindi, pasi vëllai i vëllezërve Daka, Agimi kishte vrarë veten në zyrën e Cukut me armën e këtij të fundit.

Ata janë pajtuar sipas të drejtës kanunore, ndërkohë që Albeu.com ka mësuar detaje interesante në lidhje me këtë akt.

Burime për Albeu.com bëjnë me dije se ka qenë pikërisht ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit gjatë qeverisjes së demokratëve, Tonin Vocaj ai që ka negociuar pajtimin mes familjes Daka dhe Artan Cukut në fshatin e tyre. Kjo, ka ndodhur për shkak se Agim Daka ishte pikërisht nga zona nga ku kishte prejardhjen Vocaj.

Pajtimi mes tyre është bërë në prani të 30 burrave sipas zakonit dhe Cuku ka bërë “be” se nuk kishte gisht në vetëvrasjen e Agimit.

Përfshirja e Vocajt në këtë ngjarje ka qenë një garanci si për familjen Daka ashtu edhe për Artan Cukun.

Sipas kanunit, nëse Cuku dhe Vocaj gënjënin, atëherë edhe ky i fundit do të ishte në gjak me familjen Daka duke e bërë edhe më të besueshëm këtë pajtim.

Që prej asaj dite, Vocaj dhe Cuku u lidhëne dhe më tepër me njeri-tjetrin.

Ky fakt i shtohet detajeve të tjera të hetimit të prokurorisë, të cilat kanë ikur nga versioni i vrasjes nga vëllezërit Daka duke u orientuar tek dy persona të tjerë nga Vlora, me precedentë të theksuar kriminal./Albeu

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...