Published On: 2 Gusht, 2017

Kush e kishte paguar vrasësin e Ahmet Krasniqit me 300 mijë DM?!

Nuk kemi nevojë për hartime shkollore
Haki Bunjaku

Kur flitet për vrasjet politike, nuk kemi nevojë për hartime shkollore, as për lubrifikimin e fjalëve dhe fjalive, që të na del komenti i latueshëm. Autori, nëse mëton ti rreket një ngjarje të tillë, siç ishte një koment, krejt i thatë për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit edhe Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, i vrarë në Tiranën enveriane.

Autori e kishte shty motivin e vrasjes në Beograd, pa asnjë fakt, ndërsa Tiranën enveriane të kriminalizuar, sikur e kishte rehabilituar.

Nëse nuk guxojmë ta themi të vërtetën apo të vërtetën e supozuar, më mirë të heshtim, se ka kaluar koha e hartimeve shkollore mbi Boro e Ramizin….

Para vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqi, pushtetin në Tiranë, me parat e Fondit famëkeq, Vendlindja Thërret, Hashim Thaçi e Xhavit Haliti e kishin blerë dhe bënin, si ua donte qejfi, krejt të papenguar. Këta bashkë paguan vrasësin me 300 mijë Dm kesh.

Xhavit Haliti, kriminel e përcillte në çdo lëvizje kolonel Krasniqin. Edhe kur e arrestuan në Tropojë, ky “heroi” ynë ishte aty vëzhgues dhe po ashtu kur e çarmatosën në Tiranë. Po Beogradi është larg nga Tirana.

Nuk përjashtohet mundësia që Beogradi të ketë investuar për këtë krim. Ndërsa, organizuesi i krimit do të jetë konsultuar me UDB-në, ku bën pjesë mbi tridhjetëvjet.

Përse të mos kërkohet përgjegjësi penale nga këta vrasës, por edhe nga të tjerë, të këtij kalibri?!

Këta shkiet tonë po na dalin disaherë më të rrezikshëm se shkiet e Serbisë.

Po vrasja e deputetit, Azem Hajdari pse po heshtet, kur dihet që këtu mund të jetë i implikuar Sali Berisha, prandaj as nuk bëri hetime për këtë vrasje tragjike kombëtare, sepse nuk mund ta hetonte vetveten.

Pra, mbasi nuk bëri hetime kur pushtetin e kishte në dorë; le ta baj me shëndet këtë njollë!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...