Published On: 21 Gusht, 2017

Kush do të jetë pasuesi i Zvërlevskit, në garë edhe avokati Sejfulla Osmani

Këshilli i prokurorëve publik nesër do të vendosë se kush të kryejë detyrën e prokurorit publik shtetëror, ndërsa në të njëjtën kohë Qeveria do të fillojë procedurë për emërtimin e prokurorit të rij.

Një pjesë e anëtarëve të Këshillit janë ende në pushim dhe për këtë shkak deri tani nuk është mbajtur mbledhja. Përveç avokatëve Zvonko Davidoviq, Aleksandar Tortevski dhe Aleksandar Nakov në garën për të marrë pozitën e Zvërlevskit sot është kyçur edhe avokati dhe profesori universitar, Sejfulla Osmani, i cili thotë se ka për qëllim që ta lirojë gjykatën nga shtypjet politike.

Një pjesë e ekspertëve thonë se me shkarkimin e Marko Zvrlevskit hapet rruga për reforma në gjyqësi.  Profesori universitar Mersim Maksuti thotë se gjëja e parë që duhet bërë është që të vihet nën përgjegjësi edhe Këshilli i prokurorëve.

Avokati i popullit Ixhet Memeti në pyetjen e TV21 në lidhje me reformat thotë se sistemi i drejtësisë është jo funksional dhe nevojitet transformim i dyfishtë.

“Këto të drejta  i përfshin  ndryshimet për të cilat do të nevojitet kohë pasi që është një proces dhe është mirë që ekziston vullnet për reforma thelbësore. Nevojitet një konsensus më i gjërë me kyçje politike dhe profesionale të sektorit civil. Në drejtimin e dytë janë ndryshimet të cilat duhet të ndodhin sa më shpejtë. Mungesa e jo profesionalizimit dhe jo kualiteti janë problem në Maqedoni, për shembull mund të merret përbërja e komisionit të Antikorrupsionit”, tha Ixhet Memeti, Avokati i Popullit.

Në seancën e nesërme të qeverisë pritet që të gjendet zgjidhje e cila do ti propozohet Kuvendit që prej atje të publikohet konkurs i cili do të zgjasë 15 ditë. Sipas kalkulimeve, Maqedonia do të ketë prokuror të ri shtetëror pas zgjedhjeve lokale, pasi që procedura mund të zgjasë edhe më shumë se një muaj për shkak se kandidatët duhet të marrin mendim nga këshilli i prokurorëve publik ndërsa qeveria do të propozojë vetëm një kandidat në Kuvend.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...