Published On: 26 Maj, 2017

Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve? Kështu përgjigjet Pique

  • Gerard Pique e ka përsëritur sërish se preferon që Juventusi ta fitojë Ligën e Kampionëve

Juventusi dhe Real Madridi do të përballen me 3 qershor në finalen e Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet në Cardiff.

Zonja e Vjetër e dëshiron ta fitojë këtë trofe për herë të parë pas 21 vjetësh, derisa Real Madridi dëshiron ta fitojë për të dytën herë me radhë, diçka që nuk e ka bërë asnjë klub gjatë historisë.

Juve gjithashtu ëndërron që ta kompletojë tripletën e famshme, pasi tashmë ka fituar Kupën e Italisë dhe Scudetton.

Para kësaj finale shumë të rëndësishme për dyja klubet, ka folur edhe mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

Duke mos dashur të komentojë shumë për këtë finale, Pique tha se preferon që të triumfojë Juventusi.

“Kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve? Jam i fokusuar në finalen tonë, pastaj në atë të Championsit, le ta fitojë më i miri. Ju e dini se unë preferoj që Juventusi të fitojë, por çfarëdo që të ndodh, nuk do të ndryshojë asgjë atë që kemi bërë për 12 muaj”, shtoi me tej Pique.

Të shtunën mbrëma Barcelona do të ketë shansin ta mbyllë sezonin me trofe, që përballet në finale të Copa del Reay me Alavesin.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...