Published On: 20 Tetor, 2016

Kusari – Lila: Partia jonë nuk do të jetë satelit i partive të mëdha

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, ka hedhur poshtë zërat se partia e re e cila do të themelohet brenda këtij muaji, do të jetë satelit i partive të mëdha.

E para e Komunës së Gjakovës thotë se partia e re do të ketë identitetin e vet të formësuar dhe programin, të cilat bazohen në vlera programore.

Kusari Lila, në një bisedë për “Indeksonline” ka thënë se subjekti i ri do të jetë model edhe për partitë e mëdha.

“Secili prej ne të rinjve që jemi të mendësisë së njëjtë dhe tjerët që i presim, kemi mundur të jemi pjesë e partive. Unë personalisht kam mundur të jem në cilëndo parti aktuale dhe e kam parë që një alternativë e re është e domosdoshme për avancimin e demokracisë dhe mirëqenies në Kosovë. Në asnjë mënyrë nuk do të ishim formuar për satelit të askujt”, ka thënë Mimoza Kusari – Lila.

Tutje, ajo ka rikonfirmuar se partia e re do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Megjithatë, ajo ka refuzuar të tregojë se cili do të jetë emri i kësaj partie.

“Sa i përket emrit jemi në konsultat e fundit për prezantimin e parë publik dhe po besoj deri atëherë gjithçka do të jetë e gatshme. Besoj se gjatë ditëve të mbetura do të shpalosen detajet. Rrethi është më i gjerë përveç meje dhe Dedës”, ka shtuar Lila.

E pyetur, nëse pjesë e këtij subjekti do të jetë edhe avokati Dastid Pallaska, ajo ka thënë se gjithçka do të zbulohet në momentin e prezantimit të partisë.

Sa u përket pritjeve, ajo thotë se ato janë pozitive duke shtuar se partia e re ka ardhur si rezultat i organizimit të individëve në bazë të kërkesës nga ana e qytetarëve, të cilët e kanë vërejtur se partitë aktuale në Kosovë nuk po japin hapësirë për një numër të konsiderueshëm të njerëzve.

“Kemi qenë dëshmitarë në këto dy vitet e fundit ku gjatë gjithë kohës jemi përballur me kriza, por e cila në realitet nuk e ka ngritur mirëqenien. Qytetarët po kërkojnë alternativë dhe neve si të rinj politikë do të marrim përgjegjësinë e ndryshimit, qasjes së re në raport me proceset vendimmarrëse në vend”, ka përfunduar Kusari – Lila. /Indeksonline/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...