Published On: 28 Gusht, 2017

Kusari-Lila flet për dialogun me Serbinë, thotë se opinioni duhet t’i dijë temat e bisedimeve

  • Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, thotë se paralajmërimi i takimit në mes të Presidentit Hashim Thaçi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, tregon se Presidenti po vazhdon në mënyrë të njëanshme çështjen e dialogut.

“Dialogu me Serbinë duhet të ketë një platformë të qartë të dialogimit edhe pse më duhet të them se sot me keqardhje morëm lajmin se Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi po vazhdon në mënyrë të njëanshme çështjen e dialogut, për arsye se ishte paralajmëruar takimi i radhës i tij me Presidentin  e Serbisë”, tha Kusari Lila për televizionin 21.

Ajo mendon se në këtë periudhë krize politike të vendit, ky veprim është një protagonizëm i Thaçit.

“Ajo çka është e rëndësishme është që të dihet saktë dhe në mënyrë të qartë procesi dhe temat e bisedimeve para të gjithë opinionit në Kosovë”, shtoi Kusari-Lila.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...