Published On: 17 Maj, 2017

Kusari, Haradinajt: PDK mund të të tradhtojë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e ka porositur kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që ta ketë parasysh se askush nuk ia garanton postin e kryeministrit, pas datës së zgjedhjeve.

Kusari-Lila kujtoi disa herë veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës, që, sipas saj, kanë shkuar në dëm të subjekteve politike.

Madje, ajo tha se sot ka qenë fyerje për familjet, kur në fshatin Shqiponjë të Gjakovës, u bë fushatë në ditë përkujtimore të rënies së 33 dëshmorëve të këtij fshati.

Kusari-Lila, partia e së cilës ka bashkuar forcat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 11 qershorit, ka thënë në TV Dukagjini se ka besim në partnerët e koalicionit që ka zgjedhur.

“Nëse ka thyerje të besimit bie edhe mënyra për qeverisje më ndryshe. Ne kemi besim tek partnerët që kemi zgjedhur”, është shprehur ajo.

“Nëse nuk ka vullnet për të hyrë në bashkëqeverisje atëherë ai vullnet nuk mund të tregohet vetëm në thyerjen e marrëveshjes por edhe në gjëra tjera. Ne nuk flasim për marrëveshje të noterizuara por në bazë të ngjashmërisë së programeve”, ka thënë Kusari-Lila.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...