Published On: 14 Qershor, 2017

Kurti zyrtari më i varfër, pa kulm mbi kokë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është njëri prej zyrtarëve që e ka deklaruar pasurinë në Agjencinë e Kundër Korrupsionit.

Por, sipas listës del që Kurti të jetë zyrtari më i varfër, meqë ai nuk ka të deklaruar asnjë pronësi, as shtëpi, as banesë dhe as veturë.

Kurti ka deklaruar vetëm financat e tij që rrjedhin nga Kuvendi i Kosovës, e që kapë shumën e të hyrave vjetore prej 17,501,42 euro, shkruan Indeksonline.

Ai ka deklaruar edhe të ardhurat e bashkëshortes së tij, paga vjetore e së cilës vjen nga Norvegjia dhe kap shumën prej 42,240.00 euro. Në llogarinë e saj bankare, bashkëshortja e Kurtit ka 85 mijë euro.

Në krahasim me vitin 2016, bashkëshortja e Kurtit nuk zinte vend në listën e deklarimit të pasurisë. Po këtë vit, Kurti kishte deklaruar pagën vjetore nga Kuvendi i Kosovës shumën prej 18,824.65 euro.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...