Published On: 13 Qershor, 2017

Kurti vlerëson tërheqjen e Mustafës, nuk pret kthimin e tij

I nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se tërheqja e Isa Mustafës nga kandidatura për kryeministër ishte hap i mirë për LDK-në.

“Besoj se Mustafa e ka bërë hapin e parë të tërheqjes dhe nuk besoj që duhet ta shkelë hapin e parë të tërheqjes. Unë besoj se LDK ka nevojë për një reformim të tillë”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Kurti thotë se është i hapur për një qeverisje të përbashkët me koalicionin LAA dhe thotë se për këtë bashkëpunim nuk do të niset me vija të kuqe.

“Emërimi i ministrave nuk do të jetë pikënisje në një qeveri të krijuar nga LVV në bashkëpunim me koalicionin LAA. Nuk duam ta fillojmë këtë bashkëpunim me vija të kuqe”, ka thënë ai.

Kurti nuk e dinë se në cilin funksion do të mund ta shihte Behgjet Pacollin e AKR-së ,mirëpo thotë se duke qenë në një koalicion me LDK-në atëherë edhe prezenca e tij në qeveri është e pashmangshme.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...