Published On: 6 Korrik, 2017

Kurti: Vetëvendosje do ta formojë Qeverinë me LDK-AKR-A (Video)

  • Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij është e vendosur që të formojë qeverinë, dhe se këtë po mendon ta bëjë me koalicionin LDK-AKR-Alternativa.

“Vetëvendosje është e vendosur që të formojë qeverinë e re të Kosovës e bindur që Kuvendi i ri duhet të vijë me qeveri të re që s’mund të jetë nga regjimi i vjetër”, ka thënë Kurti në Klan Kosova.

“Ne i kemi dhënë prioritet këtij koalicionit LAA. LDK-ja hyri në pushtet në kushtet kur shteti ishte i kapur dhe ky shteti i kapur edhe e nxori nga qeveria”, është shprehur ai.

 “Ne me koalicionin LAA do ta kishim një shumicë të konsoliduar shqiptare, por duke mos përjashtuar që të na bashkëngjiten edhe nga koalicioni PAN të cilët do të shkëputen pas dëshimti të tentimit të parë për ta formuar qeverinë”, ka thënë Kurti.

“Neve na presin bisedime me koalicionin LAA, do të fillojmë nga programi, nga temat e çështjet, jo nga emrat. Është rrafshi i bisedimeve për programon në fusha të caktuara, por së pari për çështjet e mëdha nacionale. Pozita e kryeministrit i takon subjektit dhe jo individit”, ka theksuar Kurti.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...