Published On: 30 Maj, 2017

Kurti: S’mjafton një mandat për reformimin e arsimit

I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpalosur programin e Lëvizjes Vetëvendosje për sektorin e arsimit.“Është e domosdoshme që të ndërtohet plan pune me të cilin arsimi lidhet me ekonominë, shkollat profesionale”.“Studentët më të mirë duhet t’i mbajmë brenda procesit mësimor, duhet të zbulohen talentet e fëmijëve shumë herët, besoj se secili fëmijë ka një talent”.

“Sistemi arsimor është i paaftë që të zbulojë talentet tona, kur dfëmijët e zbulojnë jnuik është aktiv në ushqimin e atij talenti”.Kurti në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se “duhet reformë e thellë për arsimin” andaj sipas tij, nuk mjafton një mandat për reformimin e këtij sektori.“Duhet reformë e thellë ku nuk mund të presim rezultate të shpejta. Nuk mjafton një mandat për ta rregulluar arsimin në Kosovë”.“Shëndetësinë e drejtësinë mund ta bëjmë brenda një mandati por për arsimin do të mund të bëjmë ndryshime por nuk na mjafton një mandat”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...