Published On: 27 Maj, 2017

Kurti premton se do të bashkëqeverisë me gratë

  • Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, gjatë një tubimi me gratë dhe vajzat në Prishtinë, ka premtuar se Lëvizja Vetëvendosje do të pesëfishojë numrin e çerdheve që ndihmon nënat me fëmijë të vegjël, ndërsa, pagat do të jenë të garantuara në pushimin e lehonisë, gjithashtu numri i grave në Qeveri do të rritet ndjeshëm.

Kurti ka theksuar se gratë dhe burrat janë të ndryshëm por do të jenë të barabartë nga Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 11 qershorit, pasi Kosova do të ketë barazi gjinore dhe shoqërore, përcjell kp.

“Gjatë fushatës të gjithë bëhen të mirë. Në Kosovë kemi afër 20 mijë njerëz pa punë ku shumica janë gra. Sot Kosova ka 43 kopshte dhe Lëvizja Vetëvendosje do të pesëfishojë numrin e çerdheve që ndihmon nënat me fëmijë të vegjël. Paga do të jetë e garantuar në pushimin e lehonisë, ne do ta përmirësojmë situatën e grave, ne do ta rrisim ndjeshëm numrin e grave në Qeveri”, shtoi Kurti.

Po ashtu, Kurti jep një këshillë për të gjithë që mos t’i besojnë atyre që barazinë gjinore e kanë çështje llafesh.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...