Published On: 18 Maj, 2017

Kurti ja pse Vetëvendosje nuk u mor vesh me LDK-në për bashkëpunim

  • I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosja, Albin Kurti, ka thënë se takimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk sollën bashkëpunim sepse LDK nuk ishte e gatshme të përfshihej në listën e Vetëvendosjes, edhe pse iu ofrua shumica e numrave në listë.

Ai ka thënë se ky insistim i LDK’së për marrëveshje me Vetëvendosjen erdhi vetëm sepse u frikësua nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, të cilin Kurti e quan “koalicion të natës”.

“Kemi qenë të gatshëm të presim zyrtarë të LDK-së që na vërshuan me telefonata se duan kompromis vetëm që të merremi vesh për t’i hequr këta. Ne ishim me ta në kohën e VLAN-it, ikën shkuan te klani Pronto. Ishim VAN-i ata ikën. Me këto koalicione të natës kur e panë se mbetën prapa kësaj listës tjetër filluan të na kontaktojnë neve. Tash ka dy lista dhe një lëvizje, që po ashtu nesër e dorëzon listën e deputetëve. Ose ne do të duhej të shkonim në listën e koalicionit të natës që u frikësua nga një koalicion tjetër i natës apo ata të vijnë në listën tonë. Ishim të hapur që shumica e vendeve të jenë nga ky koalicion, nëse e kishin me mend, por ne ishim të hapur që të vijnë në listën e Vetëvendosjes. Por nga takimi u pa që nuk pati gatishmëri të tillë”, ka thënë ai në KTV.

Kurti ka folur edhe për kandidaturën e tij për kryeministër, duke u shprehur i bindur në fitore. Ka thënë se populli po kërkon ndryshim dhe këtë nuk mund ta bëjë me koalicionet që kanë udhëhequr deri tani vendin.

“Vetëvendosja dhe unë jemi gati t’i shërbejmë popullit si kryeministër. Kemi pasur rritje të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit. Mbështetja shihet në terren dhe në matjet e opinionit publik. Edhe populli po kërkon ndryshim. Nuk duam të lejojmë ky koalicion i ndarë në dy lista të vazhdojë me zhvatje. Njerëzit po frikësohen se nuk gjejnë vende pune. Njerëzit frikësohen se fëmijët nuk po arsimohen. Njerëzit po frikësohen se shumë shpejt mund të bëhen të varfër. Është koha e fundit për të sjellë ndryshim”, është shprehur ai.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...