Published On: 13 Qershor, 2017

Kurti: Ja kur do të takohemi me zyrtarët e LDK-së për koalicion!

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të zhvillohen takime me zyrtarë të LDK-së për t’i matur mundësitë që i kanë para vetës për një bashkëpunim ndërmjet tyre formimin e qeverisë.Kurti, është shprehur i bindur se takimi me njerëz të LDK-së do të shkojë mirë duke marrë për bazë bashkëpunimin që kanë pasur në vitin 2014 me formimin e VLAN-it.“Unë jam optimist që do të kalojmë direkt në temë sepse nuk njiheshim kurse tani e kemi me lehtë”, tha ai.

Ish-lideri i VV-së Kurti, në mënyrë kategorike ka mohuar se do të kenë vija të kuqe për disa nga figurat e LDK-së me të cilët nuk kanë pasur raporte të mira deri më tani.“Jo dhe ne nuk duhet ta fillojmë këtë bashkëpunim me vija të kuqe”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.Nga koalicioni i VV-së me LDK-në nëse do të ishte i mundur, Kurti nuk ka përjashtuar as AKR-në e Alternativën, subjekte këto që kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni parazgjedhor me LDK-në.“Nuk e di çfarë funksioni do të ishte i përshtatshëm për të por nuk do ta përjashtojmë pasi që është në koalicion me LDK-në”, u shpreh ai.Më tej, Kurti me pesimizëm tha se Mustafa do të marrë ndonjë funksion në qeverinë e re duke thënë se ai është tërhequr nga ky sunim me kandidimin e Avdullah Hotit për kryeministër.Bazuar në të dhënat e KQZ-së, VV-ja është subjekti më i madh politik në vend për nga numri i votave. /Gazeta Blic/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...