Published On: 30 Maj, 2017

Kurti: Fabrikat e Gjakovës duhet të rihapen e të funksionalizohen

Zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti e Driton Çaushi, sot kanë vizituar Gjakovën.Ata së bashku kanë vizituar fabrikat që nuk sot janë jashtë funksionit, ndërsa Kurit ka thënë se të gjitha fabrikat do të funksionalizohen me të ardhur ai ë pushtet.Ja shkrimi i plotë:

“Sot ishim për vizitë në Gjakovë, qytetin që dikur njihej për zhvillimin industrial i cili solli edhe avancim kulturor e arsimor të lavdërueshëm.Politikat e privatizimit të egër e të korruptuar i kanë shkatërruar fabrikat dhe industrinë e Gjakovës, dhe sot rinia sheh të largohet prej atij qyteti, për arsye të papunësisë.Gjakova e cila dikur ka qenë model i përparimit, sot është shndërruar në një qytet të lënë pas dore.Por ne i kemi projektet pë rivitalizimin e industrisë dhe modernizimin e rihapjen e fabrikave. Me ne Gjakovës e krejt Kosovës do t’i rikthehet shkëlqimi”, ka shkruar ai.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...