Published On: 28 Maj, 2017

Kurti: Do ta anulojmë marrëveshjen për Asociacionin

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media lidhur me sistemin e drejtësisë, kanë paralajmëruar krijimin e komisionit parlamentar për vlerësimin e dialogut të deritanishëm me Serbinë, por edhe komision për privatizimin e KEDS-it dhe Postës. Kurse, marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe do ta anulonin nëse ata do të jenë në qeverisjen e ardhshme.

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e VV-së, do të njihet e drejta e referendumit.

“Referendumi është shprehje juridike e të drejtës për vetëvendosje. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës gjithsej 5 herë përmendet referendumi, mirëpo ne nuk kemi ligj për referendum edhe 9 vite pasi që është miratuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës . Një mori çështjesh etike për vendin dhe qytetarët në të kaluarën janë trajtuar pa votën dhe vullnetin e qytetarëve tanë, ata i kanë vuajtur pasojat mirëpo asnjëherë nuk kanë pasur vendimmarrje për ato pasoja. Kjo nuk duhet të ndodhë më me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje….

Ai tha se me qeverisjen e VV-së, brenda gjykatave do ta krijojnë një dhomë të veçantë të punës për të drejtat e punëtorëve, si dhe njësi të posaçme anti-mafia në prokurori dhe gjykata.

“Si prioritet i yni në mesin e prioriteteve për shtetin e së drejtës në republikën tonë është dërgimi i marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 në Komisionin e Venedikut për vlerësimin e ligjshmërisë dhe të përputhjes së saj në standardet ndërkombëtare, si dhe anulimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha ai.

Kurse, kandidatja për deputet Albulena Haxhiu, tha se Me qeverisjen e VV përfundimisht do të ç’kapet sistemi i drejtësisë.

“Me qeverisjen e VV përfundimisht do të ç’kapet sistemi i drejtësisë dhe natyrisht që kjo mund të arrihet me vullnet politik si masë konkrete që do të kontribuoj në këtë drejtim është Vetingu apo vlerësimi i hollësishëm për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Qeverisja e VV do të mundësojë pavarësi financiare të sistemit të drejtësisë,” , tha ajo.

Ajo tha se do të hetojnë edhe ShIK-un, nëpërmjet një komisioni parlamentar, sic do të ketë komision edhe për KEDS-in e PTK-në.

“Do të zhvillojmë hetim parlamentar për privatizimin e KEDS-it, për kontratat e ndërtimit të autostradave Vërmicë–Prishtinë – Merdarë e Prishtinë – Shkup, si dhe për procesin privatizues të PTK-së. Gjithashtu do të angazhohemi edhe për krijimin e komisionit parlamentar për vlerësimin e dialogut të deritanishëm me Serbinë gjatë viteve 2011-2017” , u shpreh ajo.

Sipas saj, do të zbardhet edhe vdekja Astrit Deharit dhe dëshmitarit Naser Makolli.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...