Published On: 27 Tetor, 2016

Kurti deputetëve të PDK-së: Është në interesit tuaj që ne të jemi në qeveri, nuk ju dorzojmë në Gjykatë Speciale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në fjalën e tij në Parlamentin e Kosovës se komandantët e luftës që po dënohen, siç janë ata në rastet “Drenica I e II”, nuk po dënohen për të kaluarën e tyre, por po izolohen që të mos jenë prezent ushtarakisht për të ardhmen, njofton Klan Kosova.

“Këto gjykime nuk kanë të bëjnë thjeshtë me të kaluarën, por kanë të bëjnë me të ardhmen. Kur stuhitë e reja në Ballkan të nisin, ne do të gjendemi pa njerëz që kanë përvojë ushtarake. Ushtarakët që janë dënuar, nuk po dënohen për të kaluarën, por po izolohen për të ardhmen”, ka thënë Kurti.

“Kush janë njerëzit në Kosovë që kanë të kaluar ushtarake, janë njerëzit si Sylejman Selimi e Sami Lushtaku. Ata qëllimisht po izolohen”.

Kurti ka ripërsëritur qëndrimet e tij edhe karshi popullit serb.

“Serbia nuk e ka pushuar luftën kundër nesh”.

“Vetëvendosja nuk i mohon të arriturat, por vëmë theksin tek ato që nuk janë arritur ende. Politika ka të bëjë me synime jo me vetëkënaqësi për të kaluarën”.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...