Published On: 21 Tetor, 2016

Kurdisën tender, hetohen dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës

y zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës janë duke u hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata po dyshohen sa kanë kurdisur një tender në Ministrinë që udhëhiqet nga Lutfi Zharku.
Drejtori i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës Besim Tahiri dhe një zyrtar tjetër i po kësaj Ministrie, Betim Reçica, janë vënë nën hetime nga Policia e Kosovës. Departamenti i Krimeve Ekonomike po mbledh fakte ndaj tyre mbi dyshimet se kanë kurdisur tender në Ministrinë e Zharkut.

“Në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) janë duke u zhvilluar hetime nën dyshimin e arsyeshëm për mundësinë e kryerjes së veprës penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, të sanksionuar sipas nenit 422 të KPK-së”, thuhet në një dokument të brendshëm të Policisë që e ka siguruar Gazeta Express.

Tutje, dokumenti zbulon emrat e të apostrofuarve, që po hetohen, dhe sqaron detaje tjera rreth hetimit të dy zyrtarëve të MI-së.

Në dokument, tregohet se hetuesia ka siguruar edhe një audio-incizim ku pretendohet se Reçica e Tahiri merren vesh për ta kurdisur një tender.

Gazeta Express ka provuar ta kontaktojë drejtorin e Prokurimit në Ministri të Infrastrukturës, por kontakti me Tahirin ka qenë i pamundur.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...