Published On: 11 Janar, 2017

Kur t’marrish rrugë

Çun Lajçi

Kur t’marrish rrugë

(R.H.)

Kur t’marrish rrugë lum trimi

Njiherë shkeli mirë me sy

Kujtohu cili të deshti a t’shau

Pastaj nisu me shkue e m’u kthy

Kur t’marrish rrugë lum trimi

Numëroi edhe gurët e sokakut

Vetëm nji po të doli mangut

Mos shko, rruga s’asht për Ty

Po more rrugë lum trimi

Mos ta dijë as këmisha veshun shtatit

Ndaq m’u kthy nji ditë, lëkurën le n’çati

E gjurmët dredhoj shpatit

Mos merr rrugë lum trimi

Pa i shkelë njiherë me sy

Se kur t’mbushen rrugët thera

S’mundesh ma m’u kthy

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...