Published On: 25 Prill, 2017

Kur ministri grek “kërcënonte” kufirin shqiptar, Kodheli : Ja çfarë i thashë Kamenos në takim

Disa muaj më parë ministri i Mbrojtjes i Greqisë Panos Kamenos u shfaq i veshur si ushtarak në kufirin me Shqipërinë dhe dha mesazhe me nota kërcënuese drejtuar vendit dhe qeverinë, në një kohë kur fokusi i debatit shpërtheu nga publikimet e kryeministrit Rama, deklarimet për çështjen çame dhe çështja e prishjes së shtëpive në Himarë.

Mbi këtë çështje, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka folur për herë të parë duke treguar se çfarë bisedoi me homologun e saj fill pas ngjarjes “me veshje ushtarake”. E ftuar në emisionin  “Fol me mua fol me ata” në TVSH, Kodheli e konsideroi si një gabim dhe pa sens qëndrimin e homologut të saj grek.

“Veshja si ushtarak e tij nuk ka sens, por besoj se ka qënë një sjellje për konsum të brendshëm politik”- tha Kodheli.

“E kam takuar ministrin Kamenos në ministerialin e shkurtit ku e kam pyetur nëse ishte qetësuar qysh atëhere kur doli si ushtarak.

Ai e kuptoi pyetjen time dhe me delikatesë me tha “po jam qetësuar”, vijoi Kodheli.

Ndërkohë, e pyetur mbi mardhëniet Shqipëri-Greqi ministrja Kodheli tha se mardhëniet janë me shumë sesa korrekte, si duhet të jenë dy vende antare të NATO-s

Kodheli tha gjithashtu se ka çuar në prokurori 20 dosje të Ministrisë së Mbrojtjes, për shkelje gjatë qeverisjes “Berisha”.

Por sipas saj prokuroria nuk ka ardhur asnjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes për të pyetur nëse kanë prova, ndërkohë që prokuroria i ka mbyllur çështjet për mungesë provash.

Kodheli ritheksoi se për këtë arsye e qindra të tjera ku perfshihen ato me kryesoret, Gërdeci dhe 21 janari, është i domosdoshëm vetingu.

Përsa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit ministrja Kodheli tha se Partia Socialiste dëshiron president konsensual dhe pse i kanë votat për ta zgjedhur vetë atë

E pyetur nëse do të jetë emri i saj si kandidate për presidente, zonja Kodheli tha se ajo nuk është vetëofruar asnjëherë, pavarësisht se mediat e kanë përcjell si vetëofrim deklaratën e saj ku shprehej se në Shqipëri ka shumë burra dhe gra të denjë për president

Ministrja e Mbrojtjes shtoi se Partia Socialiste nuk ka diskutuar për asnjë emër konkret për president, por vetëm për proces.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...