Published On: 5 Nëntor, 2016

Kur e gjithë bota fliste shqip – Guri i Lemnosit (Video)

 

Fakti që shqipja u formua nga një evolucion natyrali i pellazgishtës si dhe përdorimi shumë më gjatë i pellazgjishtës në trojet shqiptare se sa në vendet e tjera, bëri që shqipja të mbetet shëmbëlltyra e saj.

Sipas dëshmive kemi se ilirët nuk kanë folur ndonjë gjuhë të vecantë, të ndryshme nga pellazgjishtja. Si fis pellazg ata kanë folur po gjuhën pellazge. Kemi kështu një vazhdimësi gjuhësore të filluar nga pellazgët, të vazhduar nga ilirët, nga arbërit dhe së fundi nga shqiptarët.

Guri i Lemnosit

Në këtë pllakë gjendet një mbishkrim i tillë mjaft i vjetër i cili është gjetur në territorin e Greqisë, në ishullin Lemnos, i cili daton si i shek.VI. p.e.r. Ai është bërë object deshifrimi nga shumë studiues midis të ciëve edhe Nermini Vlora, e cila ka deshifruar një pjesë të shkrimit.

Ajo nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe. Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të idnetifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet.

Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një histori e shimbshme e lidhur me pronën, me tokën.

Pronarët legjitim të tokës i përgjigjen në këtë mënyrë zaptuesit të tokës së tyre:

“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë këtu hapim varret”.

Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje.

Dëshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtës me shqipen./ Shqiptari.eu

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...