Debate Lajmi Kryesor 2 Lajmi Levizes

KUR DARDAN GASHI BËNTEMASAKRIMIN NATYROR NË DEÇAN

Çoroditje e qëllimtë e një ministri

Arif Molliqi

Të gjithë e njohin Dardan Gashin.
Edhe shokët e tij që përpara tij krekosen….
E njohin si student të Vjenës, pastaj punëtor të OSBS-së, gjatë vitit 2000,… e njohin kur punoi në Grupin Ndërkombëtar të Krizave për, Tribunalin e Hagës për krime në Ish-Jugosllavi…
E njohin kur ai e kryesoi grupin punues për decentralizim, dhe mori pjesë në të gjitha takimet gjatë Negociatave të Vjenës, si këshilltarë i lartë…
E njohin edhe kur Dardani e kryesoi edhe grupin punues të Kthimit përbrenda procesit të Dialogut të drejtpërdrejt me Beogradin…
Por,…
Deçanasit Dardanin ( e gashve) e njohin vetëm pas vitit 2011, kur si Ministër të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e “masakroi” pjesën më të bukur të Alpeve Shqiptare (Bjeshkëve të Nemuna). Më konkretisht, kur Dardani pa u skuqur, pa u turpërua fare shkatërroj florën dhe faunën e Grykës së Deçanit duke e lejuar një kompani për të krye akte vandaliste ndaj natyrës. Nga një lumë më ujë të kthjelltë dhe të bollshëm e kthej Lumëbardhin e Deçanit në një “Lum të vdekur”(?!)
Pse Dardan`!
Pse, kur nëna natyrë apo Perëndia (quaje si të duash) ju deshtë miliona vjet ti krijoj Bukuritë e Grykës së Deçanit, Ty apo; edhe atyre pushtetarëve deçanas që fshihen pas emrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të Republikës së Kosovës ju deshtë vetëm një nënshkrim që të shkatërroni gjithçka…
Të shkatërroni të bukurën…
E di, ti do mundohesh të na bindesh, se nga goja je orator, se e gjithë ajo që ndodhi ishte menduar ndryshe. Do mundohesh të na bindësh se nuk kishe gisht n´atë masakër përveç që ia ngrehe gishtin armës dhe e nënshkrove krimin.
Çka ta merr mendja ty Dardanit të shkolluar në Vjenë, se, po ta bënte këtë masakër, këtë krim një ministër Austriak, çka do të ndodhte me te?
Me siguri ti e di çka…
Ai do të shkonte në burg.
Po ti çka fitove Dardan për këtë krim?
Apo ti nuk e di se kush qëndron pas atyre 55 milionëve që i dha kompania “KELAG” e Austrisë për atë “masakër”. Veç mos thuaj se nuk e di. Si Ministër diçka të ka ra hise se nuk do ta kishe gjithë atë luks deri edhe rënç privat.
Nëse s´ke fituar asgjë nga ato 55 milion euro për ta shkatërrua bukurinë e Grykës së Deçanit atëherë ke fituar faqen e zezë e një vend-ministror n´atë kohë.
Për ti krua çelet e ndërgjegjes po ti tregoj edhe këto “kufoma” të krimit mbi Lumëbardhin e Deçanit. Ndoshta, helbete të vret ndërgjegjja!…Image may contain: sky, outdoor, nature and water

Image may contain: sky, mountain, outdoor, nature and waterImage may contain: outdoor

 

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *