Published On: 8 Korrik, 2017

Kundërshtohet ndryshimi i teksteve të historisë në Kosovës

Shkodran Imeraj, asistent në Institutin e Historisë në Prishtinë, përmes një shkrimi ka reaguar kundër iniciativës së fundit nga një grup i organizatave jo qeveritare për ndryshimin e teksteve të historisë në Kosovës, ku nder të tjera kërkohet që serbet dhe shqiptarët të barazohen.

Reagimi i plotë i Imerajt:

KUNDËR INICIATIVËS PËR BARAZIMIN E SHQIPTARËVE SI VIKTIMA, ME SERBET SI SHKAKTAR DHE PËRGJEGJËS PËR GJENOCIDIN NË KOSOVË
Tentimi i një grupi të organizatave jo qeveritare të cilat po veprojnë në Kosovë për të barazuar gjenocidin serb kundër shqiptarëve të Kosovës me viktimën, është veprim dhe nismë e pa pranueshme dhe jo njerëzore.
Nismat e tillë nga këto organizata ka filluar që një kohë të gjatë, të cilat duke u thirrur në analizat e tyre në lidhje me përmbajtjen e tekstet të historisë për shkollat fillore dhe ato të mesme në Kosovë, po sjellin përfundime se shqiptarët si viktima dhe serbët si shkaktarë të viktimave të barazohen dhe kjo të behet për hire të arritjes se paqes dhe pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve dhe hapjes se rrugës për integrime evropiane për të dy vendet.
Individët e tillë duhet të izolohen nga shoqëria jonë dhe të mos ju jepet hapësirë e promovimit sepse ata janë dashakeq në përparimin e vendit tonë. Gjithsesi, se ne duhet të shikojmë rrugëtimin tone përpara, drejtë arritjes se paqes në këtë pjesë të Ballkanit dhe integrimeve në strukturat euro-atlantike, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë të kaluarën e hidhur të popullit tonë. Andaj, historia e jonë është dëshmuese me e mire se serbët dhe Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, dhe se këto fakte nuk mund t’i mohoj askush, qoftë as individët e tillë dhe as mekanizmat euro-atlantik.
Kur bota demokratike e ka pranuar se serbët dhe Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se shqiptarët ishin viktima të regjimit serb, andaj çka kanë me kërkuara individët e tillë me iniciativa të tilla. Historia, mbetet e pa ndryshueshme pa marrë parasysh qejfet dhe teket e individëve të tillë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...