Published On: 26 Gusht, 2017

Kundërshtarët thonë se Shpend Ahmeti nuk u mor me problemet e Prishtinës (Video)

  • PDK, Vetëvendosje, LDK dhe AAK, tashmë kanë prezantuar kandidatët e tyre për kryetar të Prishtinës.

Një kryetar aktual, një ish-ministër, një ish-asamblist dhe zëvendësministër dhe një ish-gazetar dhe ish-këshilltar i Presidentes Jahjaga, do t’i masin forcat në kryeqytet, raporton KTV.

Ata synojnë të qeverisin me Prishtinën në katër vitet e ardhshme dhe premtojnë se do ta bëjnë vërtet qytet Prishtinën.

Ish-gazetari Arbër Vllahiu, i cili jo shumë kohë më parë iu bashkua AAK’së, thotë se do t’i përfaqësojë qytetarët e Prishtinës dhe se do të mundohet që qytetarët t’i bëjë pjesë të zhvillimeve të qytetit.

E, sipas kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, asnjë nga kryetarët e mëparshëm të Prishtinës, nuk ka menduar për zhvillimin ekonomik të qytetit.

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se nuk do t’i ndjekë politikat e Shpend Ahmetit, i cili merret më çështje të tjera e jo të qytetarëve të Prishtinës.

Ndërkaq, kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, i cili po udhëheq me Prishtinën për një mandat të plotë, ka refuzuar të flasë për KTV’në.

Zgjedhjet Lokale në Kosovë, pritet të mbahen më 22 tetor të këtij viti, derisa fushata zgjedhore do të fillojë më 21 shtator.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...