Published On: 5 Korrik, 2017

Kumanovarja në ISIS, ja historia e saj (FOTO)

Një vajzë kumanovare është pjesë e grupit ISIS, që iu bashkua atij tre vite më parë. Familja e saj po e mban të fshehur rastin e saj. Pas shumë tentimeve babai por edhe familjarët e tjerë nuk duan të flasin për fatin e vajzës së saj, se a komunikojnë me të apo çfarë po bëhet.

Familja jeton në lagjen kryesore të qytetit, por asnjëherë nuk duan të flasin. Fqinjët e kësaj familje po ashtu thonë se nuk dijnë gjë për fatin e kësaj vajze e cila ka qenë e urtë dhe kurrë ska qenë e ekspozuar për ndonjë gjë negative.

“Ajo ka qenë një vajzë e zakonshme, që pas disa viteve iu përvesh leximit fetar dhe përkushtimit pas fesë. Vite më pas qëndronte më shumë në shtëpi dhe nuk e kemi hasur”, thonë fqinjë të saj për INA.

Edhe shoqe të saj që e kanë njohur vite më parë nuk dijnë gjë. Sipas tyre, ajo është njohur me një person përmes facebook dhe më pas është larguar jashtë shtëpisë. “Sa e dijmë ne, njohja ka qenë përmes facebook dhe ajo për një periudhë kishte mbajtur kontakt me një person. Që më pas jemi informuar se ajo është larguar nga shtëpia, apo ka shkuar vullnetarisht. Për mos me hy në gjynah nuk mundemi me thënë asgjë konkrete”, thonë bashkëmoshatare të vajzës, emri i së cilës është i njohur për redaksinë.

Ajo siç supozohet ka mbajtur kontakte me familjen, përmes rrjeteve sociale, por vitin e fundit ka pasur shkëputje dhe familja ndoshta mund të dij se ku gjendet.

Ajo dyshohet të ketë ndonjë pseudonim fetar, për të pasur komunikime të vazhdueshme me njerëzit më të afërt në rrjetet sociale.

Janë shumë raste të tilla që kanë djemë dhe vajza që janë pjesë e ISIS, dhe që tanimë ky grupim është në rrezik pas sulmeve të njëpasnjëshme në Irak dhe Siri. (INA)

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...