Published On: 1 Gusht, 2017

Kultura e të pakulturuarve

Haki Bunjaku

Ka njëzet vite që merrem me Opinione, natyrisht duke përcjellur proceset shoqërore, ku sipas gjendjes së ndodhur edhe kam bërë vlerësime kritike, duke pritur edhe reagimet e publikut, që kanë qenë nga më të ndryshmet.

Më kanë kritikue edhe kur kam shkruar mirë për dikënd e për ndonjë ndodhi. Kam shkruar disa herë për çlirimtarin e presidentin tonë historik, Dr.Ibrahim Rugovën, duke iu përmbajtur ngjarjeve reale. Mirëpo, edhe këtu janë gjetur shpirtndryshkur që më kanë kritikuar pa fakte dhe dihet që kanë qenë nga tabori i kriminelëve, të cilëve u kanë penguar rezultatet pozitive të Dr.Ibrahim Rugovës. Bile, kur e përmenda atentatin që është bërë ndaj tij një brithyer më tha nuk ka pas provë atentati, por kjo është sajesë e jotja.

Kam shkrue për “komandantët” dhe për UÇK-në e rolin e tyre negativ ndaj FARK-ut e rugovistëve. Kam marrë ofendime dhe kërcënime, por nuk më kanë zmbrapsë e nuk më zmbrapsin.

Ndër temat më të nxehta ishin ato që preknin çështjet fetare, ku komentuesit shprishnin jokulturën e tyre dhe tregoheshin tepër të cekët e injorantë.

Imazhi i tyre po duket në shtetet arabike, ku në “emër” të Allahut, po ushtrohet kasaphania mbi njerëzit.

Islamistët fundamentalë, të pa kulturuar fetarisht dhe atdhetarisht; thertoren arabe të njerëzve po tentojnë, nëpërmjet klerikëve me orientim arabë dhe xhamiave të tepërta; ta bartin në trojet shqiptare. Unë këtë tentativë shfarosëse për ne nuk mund t’ua pranoj, por do ta kritikoj, sa herë të më jepet rasti!

Edhe më të rrezikshëm se komentuesit kritikë negativë janë ata që heshtin e nuk e miratojnë, as nuk e kritikojnë komentin.

Në ngritjen e xhamive dhe në çorientimin e popullit ndaj kombit të vet, kohëve të fundit, shumë aktivisht, është tu ndikue udhëheqësi radikal turk-Erdogan.

Po këta kryekungujt tonë pa fara, a nuk qenkan mjaftuar me robërinë e me sundimin 600 vjeçar dhe tash donë prapë ta sjellin këtu turkun andollëli?!

Xhamiat nuk janë tempuj të kulturës, por të prapambeturisë, me synim të robërimit.

Po çka u dashka mëhallë e xhami, hoxhë xhihadistë e xhami?

Shkollat, spitalet, fabrikat e kopshtet e gjelbra ku po mbesin?

Mos në Saharë apo në shkretëtirat malarike të Anadollit?

Sa herë Turqisë anadollake i nteket me na shkatërrue neve, lidh aleancë të ngushtë me shtete sllave: Rusi e Serbi, si në dëbimet e shpërnguljet masive të shqiptarëve në shekullin e kaluar.

Tash a s’po derdhin fonde me bollëk për të na primitivizuar e penguar në kulturën e në traditën e lavdishme kombëtare?

Për ju trutharët e islamistët fundamental po ua shkruaj një strofë të poetit të mirënjohur arab(iranian): Omar Khajam, shkëputur nga “Rubairat”:

 

-“Natën kur flinja/Shpirti më tha; pi/ Zbraz Kupa, puth çupa/ Ke kohë që të fleshë në qetësi!/

 

Analizën po ua besoi juve “fetarë” të nderuar!

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...