Published On: 10 Gusht, 2017

Kultura e nivelit të ulët politikë e ka sjellë Kosovën, këtu ku jemi!!!!!!!!!

Ajet Avdyli

Ka ardhur koha që elita politike kriminale të shkoj, dihet PDK-AAK, Nisme e VV, duhet ta pastrojnë strukturën e partisë, nga grupet kriminale e mafioze. Nëse këto parti politike nuk mund të lirohen prej këtyre grupeve e individëve që i kanë në strukturat e partive të tyre, Kosova me këto grupacione politike e ka të vështirë të rrugëtoj drejt EU-së. Të gjithë kemi mendue se Gjykata Speciale do të jetë ajo që, këtë strukturë mafiozo-politike të këtyre partive do ta eliminoj nga skena politike, me kalimin e kohës po e vërejmë se gjërat po zvarriten, po komplikohen, por tani mund të gaboj, por kemi edhe implikime nga faktor të jashtëm që po duan e po e ndihmojnë këtë strukturë mafiozo politike në Kosovë. Një shtet që nuk ka aftësi e nuk posedon mjete të nevojshme shtetërore për ta luftue këtë dukuri, pritjet se dikush nga jashtë, do të pastroj shtëpinë, oborrin e rrugën tonë, ku ne jetojmë nuk do të na dalin të sakta. Fatkeqësisht këto parti, as që janë të gatshme, që në një të ardhme të afërt të reformohen, ta largojnë elementin kriminal nga partia, e dimë se nëse në hierarkinë e këtyre partive janë kryesisht njerëz të korruptuar, matapaz e manipulator, por edhe sekser kriminal, nuk mund të pritet që kjo të bëhet në një kohë të afërt.
Kosova ka nevojë për gjenerata të reja, por jo vetëm nga Kosova, të jenë këto gjenerata, kur dihet se afër gjysma e popullit të Kosovës jeton në mërgatë, andaj do të ishte në të mirën e këtij populli, sikur një gjeneratë, të rinjë e të reja, të shkolluar në botën perëndimore ti kthehen një ditë Kosovës, të jenë pjesë e strukturave politike, ku në një masë të madhe do të ndryshonte qasja ndaj mentalitetit politik të organizimit në Kosovë. Nëse kjo nuk ndodhë, Kosova e ka të vështirë, rrugëtimin e mëtutjeshëm politik e social, por edhe ekonomik.
Kosova ka dy probleme të mëdha që po e ngulfasin, rrugëtimin e saj, në njërën anë mafia politike, në anën tjetër, elektorati i pa shkolluar dhe i pa emancipuar politikisht, i cili akoma nuk ka krijuar kulturë votimi. Merreni me mend e gjithë rinia e Kosovë po kërkon ndryshime, por ndryshimi nuk pikon nga Qielli, por vie me iniciativë grupore, por edhe me iniciativa politike. Këto iniciativa po mungojnë në Kosovë si, nga shoqëria civile, por edhe nga grupacionet politike, dihet e citova më lart se disa nuk janë të interesuar fare.
Këtë vit i patëm zgjedhjet e parakohshme, që dihet nuk kemi patur nevojë për zgjedhje, duke e ditur problemin që e kemi, por duke e ditur edhe rëndësinë që ka Kosovë për tu marrë me problemet e veta, që dihet karshi faktorit ndërkombëtar, por edhe kërkesave të qytetarëve.
Por, për çudinë e llojit të vet, u mbajtën zgjedhjet, e në këto zgjedhje dolën fitues grupet e grupacionet politike, që deri dje e vazhdojnë edhe sot e gjithë ditën, me krime, me korrupsion e me faqe të zeza, për çudi po nga ky elektorat po votohen e po gradohen nga populli. Merreni me mend se kush e bllokoi demarkaconin rrejshme, këto parti, që qytetarëve ua bllokuan vizat e nuk lejuan që ky kusht të plotësohet, karshi faktorit ndërkombëtar, u faktorizuan e besa dolën partia e parë në këto zgjedhje. Andaj duke e parë këtë kulturë të ulët politike, e këtë mentalitet politik i cili favorizon e ngrit me votë, këto grupe kriminale, shoqëria jonë do ta ketë të vështirë rrugën e sajë.
Andaj zgjidhja e vetme do të ishte sikur, një pjesë e rinisë sonë që po shkollohen në perëndim, e që tani një pjesë e madhe janë ngritur në nivelin e arsimit të lartë e superior, një ditë do të duhej ti kthehej Kosovës, për ta ndihmue në gjetjen e rrugëve alternative për të dalë nga kjo krizë që e ka pllakos sot shtetin tonë, Kosovën.

 

 

A 5
Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. fery says:

    Kjo cfare thoni ju z.Avdyli ,s ka asnji lidhje me nivin e ulet te kultures potitike ne Kosove por ,politika e Kosoves tani po noton ne ujrat kriminale te cilat qiten ne siperfaqe gjithe ato pislleqe qe akter recaktiar kishin thye Dhe shkele ligje qe vehtes Dhe grupit te tyre ti sigurojne avantazhe dhe benifite qindra miljoneshe Dhe , per qindra miljona € , kjo garniture potoke e pase luftes po punon sepse , si po deklarohen ata vete here pase here , ” njiher vjene vera kah dera ” …!
    Kjo eshte arsyeja , tjeter arsye nuk ka z.Avdyli , mungese kulture politike nuk ka por , ka lakmi te importuar shtazarake nga nji grupi banditesh dhe ,une uroje qe kjo cmenduri grabittjesh nga bandit te papermirsueshem te Kosoves do ta varros shtetin me te Ri te Europes nese shpejte populli ( i madh e i vogel ) nuk qohen ne kembe..!

    Përgjigjiuni
    Pelqej(0) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...