Sport Sporti Nderkombetar

Kukeli largohet nga Zurich, por mbetet në Zvicër

  • Burim Kukeli pritet të transferohet nga Zurich në Lugano

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli pritet të largohet nga Zurich, pasi nuk bën më pjesë në planet e kësaj skuadre.

Sipas mediave zvicerane, interesim për ta transferuar Kukelin ka shfaqur skuadra e Luganos, përcjell Express.

Marrëveshjet mes dy klubeve janë shumë të mira, pasi kanë shkëmbyer vazhdimisht lojtarë në vitet e fundit.

Si rrjedhojë, kanë filluar kontaktet mes palëve për të mundësuar këtë transferim që do të ishte i vlefshëm si për dy klubet, ashtu edhe për vetë futbollistin 33-vjeçar i cili ka qenë pjesë e Zurichut që në vitin 2012.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *