Published On: 24 Tetor, 2016

Kukan: Trepça të zgjidhet në Bruksel

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan beson se e ardhmja e Trepçës është një çështje e rëndësishme e cila duhet të adresohet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Ai njëherit tha se shpreson se Serbia së shpejti do të hap kapituj të rinj negociues me BE-në.

Duke folur në një intervistë për gazetën beogradase “Novosti” rreth një bisede me zëvendëskryeministrin serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, Kukan deklaroi se zëvendëskryeministri serb ia ka shpjeguar qëndrimin e tij, por se është nevojshme për të dëgjuar qëndrimin e të gjithë partnerëve për të pasur një mendim përfundimtar, përcjellë Klan Kosova.

“Sepse unë nuk do të kisha dalë me konkluzione përfundimtare, por kjo është një çështje e rëndësishme. Kjo çështje duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai./Telegrafi/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...