Published On: 16 Korrik, 2017

Kukan kërkon bashkëpunim midis Qeverisë dhe opozitës për realizimi e axhendës evropiane

Raportuesi në hije i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, eurodeputeti sllovak Eduard Kukan në bisedë me korrespondentin e MIA-s nga Strasburgu, thotë se në PE me interes dhe simpati të madhe ndiqen aktivitetet e Qeverisë së re, në pikëpamje të iniciativave me të cilat ajo paraqitet dhe qëllimet e vendit që të lirohet nga bllokadat dhe problemet me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Mendoj se kjo është strategjia e duhur, por nevojitet shumë durim dhe të mos dëmtohen interesat individualë. Unë i përshëndes iniciativat e reja me Bullgarinë, por e di se kjo është  vlerësuar shumë lart. Në atë marrëveshje e cila dihet të nënshkruhet më 2 gusht  ka dy  çështje të ndjeshme, dy çështje shumë të vështira të cilat nuk janë zgjidhur. Çështja e gjuhës maqedonase, ku shumë veta në Bullgari thonë se është dialekt i gjuhës bullgare dhe e dyta  se  duhet që së bashku të festojnë ngjarje historike. Këto sipas meje janë çështje shumë delikate, këto janë çështje për të cilat nuk duhet të kihet vetëm iniciativë, por duhet që të ndiqen interesat vetjake të Maqedonisë. Kështu që unë dëshiroj të pres të shoh se çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, ndërsa më pas ose do ta përshëndes atë ose do të abstenohem”, tha Kukan.

Lidhur me Greqinë, sipas eurodeputetit, i cili  është i njohur mirë me ngjarjet në dhe rreth Maqedonisë thotë se shumë qeveri të Maqedonisë tentuan të kenë iniciativa.

“Tani ndërmjetësuesi Nimic vjen dhe thotë se nuk sjell asnjë lloj propozimi. Nuk e di se edhe sa kohë ai do të punojë në këtë vend. Por , do të thosha se në Bruksel dhe në Strasburg me simpati ndiqet se Qeveria e re dëshiron që të ndërmarrë iniciativë. Të them edhe një herë që kjo është ajo që duhet. Por çmimi që duhet të paguhet për këto marrëveshje nuk duhet të jetë në dëm të Maqedonisë. Kjo mua më shqetëson”, shtoi ai.

Lidhur me axhendën evropiane, Eduard Kukan pret bashkëpunim midis qeveris dhe opozitës “Unë pres përkrahje dhe bashkëpunim nga ana e opozitës me Qeverinë, ato janë çështje të cilat duhet të jenë të rëndësishme për të gjitha palët. Në këtë plan duhet të punohet dhe ai duhet të përkrahet edhe nga opozita edhe nga Qeveria. Ne do të vlerësojmë se sa me përgjegjësi sillet opozita”, thotë ai.

Lidhur me punën e Prokurorisë Speciale Publike, që sipas eurodeputetit sllovak, është gjithashtu shumë e vështirë këshillon që të hetohet në mënyrë objektive, të mos bëhen  keqpërdorime politike në këtë çështje, por nga ana tjetër të mos lihet si të mos ketë ndodhur asgjë.

I pyetur nëse së shpejti mund të pritet fillim i negociatave me Bashkimin Evropian, Kukan thotë se parashikimet me politikat janë me rrezik të madh.

Ai edhe më tej thotë se Parlamenti Evropian  gjithmonë e ka përkrahur dhe do ta përkrahë hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...