Published On: 29 Maj, 2017

Kujtim Munishi emërohet udhëheqës i Departamentit të Krimeve të Rënda

  • Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e radhës të hënën miratoi raportin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik për periudhën janar-mars 2017.

Anëtarët e KPK-së aprovuan edhe pikën për procedurat standarde të veprimit për ngritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, i cili synon ngritjen e efikasitetit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje gjatë procedimit të këtyre rasteve në prokurori.

Gjithashtu, anëtarët e KPK-së shqyrtuan dhe aprovuan Rregulloren për Klasifikimin e Informacioneve të sistemit prokurorial, Rregulloren e cila ka për qëllim të përcaktojë organizimin  e punës dhe përgjegjësitë e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, si komision i përhershëm i Këshillit Prokurorial.

Kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Reshat Millaku, për vazhdimin e transferimit të Prokurorit, Abdurrahim Islami edhe për gjashtë muaj e aprovuan anëtarët e Këshillit Prokurorial.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së aprovuan kërkesën e koordinatores nacionale për zgjedhje, Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës për angazhimin e tyre në ditën e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017.

Si pikë e fundit e rendit të ditës që shqyrtuan dhe aprovuan anëtarët e KPK-së, ishte kërkesa e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, që për udhëheqës të Departamentit të Krimeve të Rënda, të caktohet prokurori Kujtim Munishi.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...