Published On: 8 November, 2016

Kuçi: Vdekja e Deharit, tragjedi kombëtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i pyetur për vdekjen e aktivistit të VV-së në burgun e Prizrenit, ka shprehur keqardhjen e tij duke e cilësuar këtë rast tragjik që më së paku iu është dashur Kosovës.

“E vërteta do të dalë së shpejti, do të jetë e pa kompromis si dhe do të vërtetohet nga akterë vendor e ndërkombëtarë” ka thënë Kuçi në një intervistë për Klan Kosova.

Kuçi shtoi që përgjegjësia disiplinore dhe penale i takon dikujt tjetër dhe që nuk dëshiron të komentoj rreth asaj përderisa ka shprehur interesimin e tij në humbjen e jetës së një të riu.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet janë të gatshme të ofrojnë mbështetje. Kjo është tragjedi kombëtare, nuk duhet të fitoj apo të humbet poenë dikush në tragjedinë e një të riu” përfundoi Kuçi.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...