Published On: 4 Gusht, 2017

Ku mund ta fsheh Fytyrën time të skuqun nga mashtrimet tueja

Z.Kadri Veseli,

Blerta Deliut (artistes papagall pa skenë) ma mirë i bjen me ta recitue këtw poezi- se ndoshta e kuptoni ç’asht Varka e Noes!

Çun Lajqi

Ju,

Fjala e numrat

 

Ju fjalët i keni ato të vjetrat,

Pa numra e lëkura

Vetëm këmishat i keni zbardhue

N’vend të fytyrave,

E premtoni dhamë qumështi

Në nofullat e thyeme grushtash

Nga duert tueja ‘ të pastërta ‘

Tupanat i rrehni

Për t’qenë e ardhmja jonë

E mjerë.

 

Unë s’kam fjalë t’bukura

Si Ju

Kam rrudha, ku muj me mshef

Fytyrën time të skuqun

Nga mashtrimet tuaja

T’vjetra-t’reja!

SHQIPTARI.eu

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...