Published On: 25 Nëntor, 2016

Ku mbeti Xhavit Haliti, po shërohet apo po ik nga Gjykata speciale!

 

Kur sëmuren njerëzit është në traditën shqiptare, që të mëshirohen, dhe kjo qasje ka ndodhë thuaja gjithmonë. Por, në disa raste, kur lëre se i sëmuri nuk të zgjon mëshirë, por ai përkundrazi mund të jetë thuaja i padëshiruar për ta ndihmuar.

Në këtë ambient, njëra dorë lanë tjetrën, dhe ish udhëheqësit e SHIK-ut dhe UÇK-së, kujdesen për ndihma shtesë, pavarësisht se sa pasuri ka ‘miku’ që ankohet.

Derisa është në dorën e tij një shumë e caktuar buxheti shtetëror, ai mund ta ndajë si të dojë. Kështu ka bërë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ish shefi i SHIK-ut, organizatës më kriminale që ka pasur Kosova ndonjëherë. Ai ia ka ndarë hiq më pak se 18 mijë euro për Xhavit Halitin, i cili pavarësisht pasurisë së madhe të deklaruar, dhe që besohet se ka dhjetëfish apo njëqindfish më shumë pasuri. Ai dyshohet dhe besohet se për shumë vite, që nga lufta dhe pas saj, për vite të tëra ishte njeriu kryesor i nëntokës, dhe se ai si fytyra gri e PDK-së, ka shfrytëzuar tërë autoritetin e tij për të kontrolluar ato kanale që si vë nën kontroll dot shteti.

“Fondi ‘Vendlindja Thërret’ është menaxhuar pothuajse prej tij. I përfshirë shumë në prostitucion, trafikim armësh, drogë dhe gjithashtu me naftë. Është i lidhur me Fatos Nanon. Ai e mbështet financiarisht Hashim Thaçin dhe merret me financat e PDK-së”, thuhet në raportet e KFOR-it.

Xhavit Haliti edhe mund të jetë i sëmurë, por manipulimi i tillë me paranë publike duhet të hetohet sa më parë nga prokuroria.

Por, ajo që të bën të dyshosh, marrja e parasë publike për shërim, që sigurisht se nuk ka nevojë për asnjë kacidhe, por po bëhet me dinakëri inteligjente, për të gjetur arsyetimin e duhur për ta shmangur drejtësinë për sa më gjatë që të jetë e mundur.

Xhavit Haliti, si një nga të dyshuarit kryesor nga Gjykata speciale, po provon të krijojë alibin për të munguar sa më gjatë në procesin e hetuesisë dhe më pas gjykimit nga specialja.

Për të kujtuar pak më shumë portretin e Halitit, po e sjellim këtu më poshtë një tekst të botuar nga mediat europianem të cilat i citojnë raportet e shërbimeve sekrete të KFOR-it, se kush është ai. / SHQIPTARI.EU

LEXONI edhe:

http://www.shqiptari.eu/e-tmerrshme-nato-ia-kthen-sovranitetin-ajror-serbise-qiellin-e-kosoves/

 

Bazuar në një raport të shërbimit inteligjent të KFOR-it të vitit 2004, gazeta e njohur franceze Le Monde boton të dielën një shkrim për Xhavit Halitin, ku flet për natyrën e rrezikshme të tij, lidhjet me SHIK-in, krimin dhe afera të tjera.

Shkrimi i titulluar “Fytyra tjetër e Kosovës” flet se shërbimi inteligjent i KFOR-it ishte fokusuar shumë në aktivitetet e të fortëve të Kosovës, ndërsa Xhavit Haliti, ishte njëri prej tyre, si ish themelues i UÇK-së dhe drejtues i lartë i PDK-së. “Sot është një biznesmen i fortë, anëtar i partisë së Hashim Thaçit, dhe anëtar i kryesisë së parlamentit”, shkruan gazeta, raporton Indeksonline.

Bazuar në këtë dokument, Xhavit Haliti, i njohur me nofkën “Zeka”, ka edhe anën tjetër – njëri prej sponsorëve të mafisë kosovare, që gjithashtu ka një ndikim të madh në politikë. Dhe nuk është i vetmi për këtë rol të dyfishtë në elitën politike kosovare, e dominuar nga ish liderë të UÇK-së dhe të shërbimeve të ndryshme sekrete.

Bashkësia ndërkombëtare, shkruan Le Mond, është informuar vazhdimisht edhe në detaje për “anën e errët” të të fortëve të UÇK-së. Së paku, janë zyrtarët e kundërzbulimit që nuk kanë kurrfarë dyshimi për aktivitetet e tyre ku shumica e liderëve të Kosovës janë të kyçur: të gjitha llojet e trafikimit, komplote, krim të organizuar të lidhur edhe me rajonin, reketim, frikësim likuidim të kundërshtarëve etj.

Shkrimi më tej hedh hije dyshime për vërtetësinë e provave të Dick Martyt se UÇK-ja ka trafikuar organe në 1999, por faktet e tjera që i lidh ata me krimin e pasluftës ekzistojnë.

“Nëse jemi për t’i besuar raportit të shërbimit intelegjent të KFOR-it në vitin 2004 (informata që janë përfshirë edhe në një analizë tjetër të shërbimit gjerman muaj më vonë), Haliti shfaqet i ndërlidhur me shumë rrugë si Zvicër, Prishtinë e Shqipëri”, shkruan Le Monde.

Në raportin e kundërzbulimit të KFOR-it, thuhet se është i lidhur me kafe “Dubrovnik” në Prishtinë, hotel “Theranda” në Prizren. I lidhur me grupet ku i takon shpesh në restorantin “Thana”, ndërmjet Pejës dhe Prishtinës. “Anëtar i bordit të Kosova Petrol, njëri prej liderëve kryesor kriminal në Kosovë; ka shumë dyqane dhe restorante në Pejë. Së fundi është raportuar se është anëtar i SHIK-ut”.

Në shkrimin e Le Monde, ku botohen pjesë të raportit të KFOR-it theksojnë se “ka fjalë që thonë se ai kishte lidhje edhe me UDB-në (shërbimi sekret serb), ku i informoi ata për destinimin e armëve për FARK-un (fraksion ky i lidhur me Ibrahim Rugovën)”. “Ai ishte i lidhur me frikësimin e anëtarëve të LDK-së përmes SHIK-ut. Thuhet të jetë një multi-milioner. Fondi ‘Vendlindja Thërret’ është menaxhuar pothuajse prej tij. I përfshirë shumë në prostitucion, trafikim armësh, drogë dhe gjithashtu me naftë. Është i lidhur me Fatos Nanon. Ai e mbështet financiarisht Hashim Thaçin dhe merret me financat e PDK-së”, thuhet në raportet e KFOR-it, të botuara nga Le Mond.

 

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...