Debate Lajmi Levizes

Kryexhamia në vend të Katedrales!

Gani Mehmetaj

Gazetari mercenar, emri i të cilit nuk me kujtohet, në një portal të Tiranës u ndihmoi mbrojtësve të xhamisë së re në Prishtinë, kinse kryeqyteti dardan nuk ka kryexhami a xhami qendrore, sikurse e kanë shqiptarët katolik Katedralen. Ai i mashtron me qëllim lexuesit shqiptarë, kurse kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës e hesht faktin se Prishtina e ka Kryexhaminë me emrin e Sulltan Mehmetit-gjakatarit. Është çështje tjetër që e fshehin me emërtimin Xhamia e Mbretit, ashtu sikurse e fshehin se ajo ishte kishë katolike dhe aty u varros Pjetër Bogdani.
Pse bënë paralelizma gazetari shqiptar i Tiranës kinse në Prishtinë nuk kanë xhami të nivelit të katedrales?
Myslimanët e kanë kryexhaminë, i kanë edhe 20 e ca xhami në Prishtinë, s’ka shtet mysliman që ka më shumë xhami për kokë banori: hoxhallarët e kanë lirinë e shfrenuar që t’ua lëshojnë zërin altoparlantëve në kupë të qiellit, duke i terrorizuar mbi 350.000 qytetarë nga 4.30 të mëngjesi, pesë herë në ditë.
Me xhami e zhurmë ua kalojmë edhe vendeve më fanatike islamike, por jemi shteti më i prapambetur dhe populli më i varfër në Evropë, me numrin më të madh të të rinjve që po ikin në Perëndim. Dardania po shpopullohet, populli po ik nga varfëria e nga xhamitë.

Related Posts

  1. Mirmbrama desha te deklarohem se nuk jam me mendimin e keti zotriut
    Nuk po hikin prej kosoves pse ka gjamija
    Por pse i ka que nevoja per te punuar e tjera …
    E sa per Gjamija ka shum argumente qe vendet me dashura te Zotit te Madheruar jan gjamijat ku madherohet Zoti
    E ty tash qe pot pengojn gjamijat mundesh me shku naj shtet ku ska gjamija po pom me vjen keq qe nuk shtet qe nuk ka gjamija Elhamdulilah

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *