Published On: 28 Prill, 2017

Kryetarja e Gjykatës Speciale për herë të parë në konferencë për media

  • Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, do të mbajë konferencën e parë për shtyp, të mërkurën, në orën 14:00. 

Gjatë takimit të saj të parë me mediat, më 04 maj 2017, Gjyqtarja Trendafilova do të deklarohet në lidhje me ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, veçanërisht në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.

“Përfaqësuesit e mediave të interesuar për pjesëmarrje janë të lutur të regjistrohen nëpërmjet dërgimit të një mesazhi elektronik, me emrin e tyre, median për të cilën punojnë dhe të dhënat për kontakt”, thuhet në një njoftim.

Hyrja në ndërtesë nuk do të jetë e mundshme pa regjistrim paraprak, përcjell Gazeta Express.

“Këshilloheni që të vini të paktën 30 minuta para fillimit të konferencës për shtyp. Ju lutemi të keni parasysh se në zonën përreth, vendet e parkimit janë të kufizuara”, theksohet në njoftim.

Konferenca për shtyp do të mbahet në anglisht.

“Njëkohësisht do të vihet në dispozicion një deklaratë me shkrim në anglisht, shqip dhe serbisht. Videofilmimi mund t’u jepet mediave, me kërkesë të tyre, në një fazë të mëvonshme”, përfundon kumtesa. /GazetaExpress/.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...