Published On: 30 Gusht, 2017

Kryetari i kriminalizuar mbron kriminelët serbë

Nga Milazim Maraj

Vuçiq  dhe Daçiq janë  pjesëmarrës në krime, në Kosovë dhe më gjerë, andaj mbrojnë veten duke mbrojtur kriminelet. Presidenti pjesëmarrës në krime, jo vetëm që mbron kriminelet serb por kërkon që dhe partneret ndërkombëtar ta ngritin zërin e tyre për të mbrojtur këta kriminel. Kjo nuk është shumë befasuese përkundër deklarimeve të tij për marrëdhënie të mira më fqinjët. Ky ka obligime ndaj kriminelëve. Obligimi i parë është së këta kriminel vet dhe bashkë më eproret e tij i ka nxitur, motivuar dhe urdhëruar që të bëjnë ç ’mos për të larguar shqiptaret nga tokat e tyre. Ky ishte ministër në kohën e Millosheviqit. Këta serb  kanë kryer urdhëratë që ju kanë dhënë eproret e tyre ndër këta edhe Vuçiq  e Daqiq . Si kryetar i Serbisë publikisht ka dhëne betimin së nuk do ta pranoj kurrë pavarësinë e Kosovës. Pengon më çdo kusht anëtarësimin e Kosovës së pavarur në institucione ndërkombëtare. Serbet në Mushtisht janë kolonizator. Sjellja e tyre për të i mbajtur në lidhje më” shtëpitë e tyre” ka disa qëllime: Të mos i lejojnë serbet endacak të stabilizohen në Serbi, nga së këtë kategori e ka instrumentalizuar dhe këta do të mbahen kështu terë jetën si bimë pionierë për të popullzuar ekosisteme të reja.  Lëvizja e tyre drejt  vendit të krimit i disiplinon këta, që të jenë të dëgjueshëm para organeve të Serbisë dhe të mos shtrojnë kërkesa të tyre. Të mjaftohen më lirinë që e kanë përndryshe këta do të duhej të dënohen. Angazhimi i tij dhe tani pretendon të aktivizoj edhe bombën e tij  të kurdisur në Kosovë “Lista Serbe” të cilën subjektet tona karrieriste dhe aspak politike po i faktorizojnë dhe u japin forcë ligjore. Para bote mbanë aktuale çështjen e kthimit të serbeve në Kosovë që do të thotë ri kolonizimin e Kosovës. Më këto aksione ushqen shovinizmin serb dhe armiqësinë më shqiptarët. Torturon shqiptaret e dhunuar, të ndjekur, persekutuar kur i shohin kriminelet që i vranë, ua vranë familjaret, ua dogjën shtëpitë dhe i ndoqën nga tokat e veta. Kriminelet që u dhunuan gratë dhe vajzat e tyre. Kurse këta kriminel tani po i mbrojnë policia e Kosovës, sepse dikush paska nënshkruar marrëveshje të tillë në Bruksel. Pastaj prokuroria e Kosovës nuk merret më përgatitjen e akuzave të bazuara në argumente për dënimin e gjenocidit të ushtruar nga Serbia. Që 18 vite këta kriminel do të duhej të ishin në burg jo në aksione kundër shqiptare. Por mbrohen nga bashkë, krimineli i tyre tani kryetarë Vuçiq. Lë të merret dokumenti i bazuar në arkiva “Reforma Agrare dhe Kolonizimi i Kosovës” shkruar nga Millovan Obradoviq dhe të shihet  kush ishte pronari tokave në Mushtisht. Kështu do ta kuptonit më mirë të kujt ishin tokat ku i ndërtuan shtëpitë kolonizatorët e dikurshëm dhe kriminelet e tanishëm. Ishin shqiptaret që po reagojnë më të drejt ,apo serbet endacak të kriminalizuar që trazojnë shpirtin e plaguar të këtyre viktimave ,më prezencën e tyre, në vendin e krimit. Prezenca e këtyre kriminelëve në Kosovë , në vendin e krimit, shqiptareve që mbijetuan  iu përkujton, trupa të vrarë të familjarëve të tyre, pjesë të trupave të masakruar, përkujton gra dhe vajza të dhunuara, ulërimën, lutjet dhe  britmat e tyre. Vajzën që më parë i vranë vëllain dhe nusen e vëllait dhe pastaj e dhunuan në prezencë të nënës. Kurse kryetari  kriminel që nuk ka fare ndjenë njeriu del i befasuar për arrestimin e një krimineli për të cilin edhe dënimi më vdekje është i vogël. Shëtitja e këtyre krimineleve nëpër Kosovë është llukës për kriminel  dhe torturë për viktima. Për shqiptaret është përgjakje e plagëve të pa shëruara, të shkaktuara nga ky shtet kriminel. Për këtë kërcënon Vuçiq, së akti i arrestimit do të ketë ndikim në bisedimet që po rifillojnë në mes të Presidentit të Kosovës  Thaçi dhe homologut të tij Vuçiq. Pra, Vuçiq do të mbroj përsëri krimin ndaj shqiptareve. Për Serbinë shkau i mirë është vetëm ai që nuk ndërprenë luftën kundër shqiptareve.  Për ndryshe humbë besimin, tradhton platformën antinjerëzore të AASHS, pjesë të cilës po i realizon në bisedimet në Bruksel.  Vuçiq llogaritet të jetë gjak i përzier. Duhet të jetë shumë i armiqësuar, shumë gjakpirës për shqiptarë, për të qëndruar në pushtet. Më kësi kryetari jo vetëm Kosova dhe Serbia por do të ketë problem Evropa dhe Bota. Çdo vonës e institucioneve të drejtësisë së Kosovës për të filluar më ngritjen e akuzave kundër këtyre kriminelëve dëmton shtetësinë tonë. Dëmton sigurinë qytetarëve. Kjo vonës është stimulim i krimit. Për këtë neglizhencë apo sabotim herët apo vonë fajtoret duhet të vihen para përgjegjësisë.

29.08.2017- Vrellë

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...