Published On: 16 Nëntor, 2016

Kryeprokurori Hoxha: Po mbledhim fakte për rastin Dehari, ende s’ka asgjë të re për autopsinë

Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se ende nuk ka asgjë të re rreth autopsisë së Astrit Deharit . Ai ka thënë po ashtu se ende janë duke mbledhur prova, ndërkohë që në EULEX thonë se vetëm janë duke e monitoruar rastin.

Procesi e hetimeve mbi vdekjen e aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është duke u monitoruar edhe nga ana e misionit ndërkombëtarë EULEX në Kosovë.

Zyrtarë të këtij misioni kanë thënë për Gazetën Express se rasti është në përgjegjësi të autoriteteve të Kosovës, por që i njëjti po monitorohet nga EULEX’i.

“Eulex- i është duke e monitoruar rastin, që është përgjegjësi e autoriteteve të Kosovës”, ka thënë Besa Domi nga zyra për informim e misionit ndërkombëtarë në Kosovë.

Ndërkohë që autoritet kosovare të cilat po merren me zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Deharit, theksojnë se nuk janë në dijeni se EULEX është i kyçur në këtë rast.

“Me sa di unë EULEX’i ka ardhë atë ditë në qendrën e paraburgimit kur kemi qenë në vendin e ngjarjes. Ende nuk më ka thënë askush që është i kyçur EULEX’i në këtë rast”, ka thënë kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.

Ndërkohë që Hoxha ka theksuar se prokuroria është në pritje të analizave të autopsisë e cila do të vë në dritë rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit. Ai ka thënë se deri në fund të kësaj jave ato do të jenë në duar të prokurorisë.

“Ende nuk kemi asnjë të re sa i përket çështjes së autopsisë. Jemi duke i grumbulluar provat, faktet. Unë dje kam thënë se po presim deri në fund të javës nëse nuk del ndonjë gjë tjetër me e pritë forenzikën edhe për ndonjë çështje tjetër. Këtë rast e kemi prioritet”, ka thënë Syla.

Astrit Dehari, aktivist i “Vetëvendosjes” vdiq të shtunën e kaluar më 5 nëntor në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa autopsia e tij u krye dy ditë më pas./GazetaExpress/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...