Published On: 9 Korrik, 2017

Kryeministrja serbe: Kurti apo Haradinaj? Ja kush do të ishte më i mirë për Serbinë

Kryministrja e re e Serbisë, Ana Brnabiq në një intervistë për gazetën serbe Blic ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.

E pyetur se cili do të ishte kryeministër më i mirë për Serbinë, Haradinaj apo Kurti, ajo tha se të gjithë janë të njejtë, dhe se me janë të gatshëm të bisedojnë me secilin që e përfaqëson Kosovën.

“Kurti apo Haradinaj? Kosova është pjesë e Serbisë, dhe si partnerë të përgjegjshëm ne do të flasim me të gjithë që e përfaqësojnë palën tjetër”, tha kryeministrja serbe.

 Ajo tutje foli edhe për dialogun në Bruksel, ku tha se është e gatshme të merr pjesë në negociata me Prishtinën.

“Në qoftë se ka nevojë që unë të shkojë në Bruksel, do ta bëj. Kjo është pjesë e punë sime. Por, sipas BE-së do të ishte më mirë për ta zhvilluar dialogun në nivel presidencial. Thaçi dhe Vuçiq deri më tani kanë marrë pjesë në dialog, dhe mendoj se kjo do të ishte zgjedhja e duhur”, shtoi Ana Brnabiq.

Kryeministrja serbe ditë më parë kishte deklaruar se qëndrimi i saj ndaj Kosovës do të vazhdojë të mbetet i njëjti, sikur ka qenë gjithmonë i udhëheqësve serb.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...