Published On: 31 Maj, 2017

Kryeministri Rama zbulon arsyen: Ja pse ia dhashë Bashës 6 ministri

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zbuluar sot arsyen se pse pranoi që të lidhte marrëveshje me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, duke i dhënë këtij të fundit 6 Ministri, përfshi dhe postin e zëvendëskryeministrit.

Në një takim me sipërmarrës në Shëngjin të Lezhës, Rama theksoi se i dha mundësi PD-së që të kuptonte gabimet sa i takonte paranojave të saj se shteti përdorte administratën për fushata elektorale. Mes të tjerash Rama bëri dhe një bilanc pas zgjedhor, që sipas tij pala tjetër do pranojë humbjet dhe në fund do t’i japë dorën fituesit, transmeton Tirana Observer.

“Kam shpresë se zgjedhjet kur të përfundojnë dhe të jenë të pakontestuara dhe kush humbet do përgëzojë fituesin. Kjo ishte dhe arsye se pse unë nuk pata asnjë hezitim që PD t’i ketë gjithë sytë e veshët në administratë dhe të kontrollojë dhe të shoh se gjithë ajo paranojë se shteti vë njerëzit në rresht dhe ushtron presion, nuk është realiteti jonë. Por ka dhe fenomene të tilla.”, tha Rama”.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...