Published On: 26 Prill, 2017

Kryeministri Mustafa po ja zgjat jetën Qeverisë nëpërmjet demarkacionit!

 

Kryeministri Isa Mustafa nuk po e dërgon marrëveshjen e Demarkacionit në Kuvend, jo sepse nuk i ka votat, por sepse tani e ka të qartë se me rrëzimin e demarkacionit do të bie Qeveria.

PDK-ja tanimë po e thotë hapur se nëse nuk kalon demarkacioni Qeveria duhet të rrëzohet, dhe këtë do ta bëjë përnjëmend PDK-ja, e cila tashmë nëpërmjet figurave të dikurshme të saj, e ka ngritur mocionin e votëbesimit të Qeverisë, dhe po e mban si teh mbi kokën e Qeverisë, dhe po pret momentin që ta presë atë.

Kjo do të thotë se nëse Isa Mustafa nuk e çon marrëveshjen për demarkacion në Kuvend, PDK-ja do ta rrëzojë qeverinë nëpërmjet opozitës.

Ndërsa, nëse e dërgon marrëveshjen për demarkacion në Kuvend, Qeveria do të rrëzohet me rrëzimin e demarkacionit.

Kjo pasi për klanin “Pronto”, më e rëndësishme është rrëzimi i Qeverisë, se sa kalimi i demarkacionit, proces ky i kriminalizuar deri në fund.

Ditët e ardhshme do të jeën vendimtare, nëse do t’ia arrijë Qeverija të mbijetojë apo jo. Por, tashmë brenda PDK-së, zërat për rrëzimin e saj janë në rritje. SHQIPTARI.eu

 

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...