Debate Lajmi Levizes

Kryeministri Mustafa me Facebook kërkon zbardhjen e vrasjes së Shaban Manajt

  • Shef i Qeverisë në largim, Isa Mustafa, ka kërkuar të zbardhet vrasja e ish-zyrtarit të LDK’së, Shaban Manajt, i vrarë para 17 viteve në Istog. Pasi e kishin vrarë në vitin 2000, kufoma e Manajt ishte djegur. Ende askush s’është arrestuar lidhur me këtë vrasje.

Sidoqoftë, Kryetari i LDK’së ka thënë se vrasja e Manajt është politike derisa ka bërë thirrje të zbardhen vrasësit dhe urdhërdhënësit e të gjitha vrasjeve politike të pasluftës.

“Sot, u bën 17 vjet nga një prej vrasjeve më mizore, me motive politike, në Kosovën e pasluftës.  Shaban Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtar i devotshëm kombëtar dhe aktivist e drejtues i shquar i LDK-së në Istog. Institucionet e drejtësisë duhet që sa më parë të ndriçojnë përfundimisht kryerësit dhe nxitësit e vrasjes së Shaban Manajt dhe shumë personaliteteve tjera të shquara, pasluftës”, ka shkruar Mustafa.

Shaban Manaj pasi ishte vrarë, sipas familjarëve, i ndjeri ishte masakruar dhe i ishte djegur kufoma.

Më 2014, Familja e Shaban Manajt, kishte shkruar se presin vetëm nga Gjykata Speciale zbardhjen e vrasjes së aktivistit të LDK’së.

“Ne konsiderojmë se në rrethanat e tanishme në të cilën ndodhën institucionet e drejtësisë së vendit tonë, vetëm Gjykata Speciale mund të udhëheq dhe të garantoj një proces kredibil gjyqësor, që me vënien e drejtësisë, do të ndikonte në përmbylljen e një kapitulli të dhimbshëm të historisë se re të Republikës së Kosovës. Duke pas parasysh rrethanat e krijuar në vend pas zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, urojmë që në organet e zgjedhura të reja qeverisëse, vendi ynë nuk do të udhëhiqet nga njerëz të cilët në një formë apo tjetrën kanë urdhëruar vrasjen e veprimtarëve politik të Kosovës.  Mbesim më shpresë, që kjo thirrje për drejtësi, që buron nga thellësia e shpirtit, do të zgjoj ndërgjegjen e institucioneve dhe organeve kompetente, vendore dhe ndërkombëtare, për vënien e drejtësisë së vonuar”, shkruanin Familja e Shaban Manajt.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *