Published On: 23 Maj, 2016
Bota |

Kryeministri habit shitësin, i blen gruas makinë të përdorur

Kryeministri anglez, David Cameron, një ndër figurat më të fuqishme sot për sot, ka habitur me atë që ka bërë së fundi: ai ka blerë një makinë të përdorur për gruan e tij.

Makina është e markës “Nissan Micra”, ngjyrë blu, prodhim i vitit 2004, dhe i ka kushtuar 1500 sterlina. Makina kishte një kilometrazh prej 93 mijë miljesh të përshkruara.

Pronari i pikës së shitjes së automjeteve të përdorura ka mbetur i befasuar nga një veprim i tillë. “Ishte surreale. Mora një telefonatë ku më thuhej se kryeministri do vinte për të parë një prej makinave tona. Mendova se ishte ndonjë shok që po tallej. Nuk u besoja syve kur erdhi. Kaloi gjysmë ore duke e parë makinën. Ai tha se duhej të ishte diçka e bërë në Britani. U talla duke i thënë se nuk do donte një makinë të kuqe”, ka treguar ai.

Por, nuk e ka lënë rastin t’i shpëtojë nga duart, duke bërë edhe një fotografi me të, ku të dy shfaqen shumë të buzëqeshur.

Në veprimin e tij nuk ka asgjë të çuditshme, ai ka bërë atë që bëjnë miliona njerëz, por kur bëhet fjalë për një personalitet të tillë, rasti merr një tjetër vlerë.

Vetë kryeministri britanik lëviz zakonisht me një “Jaguar Xj” me vlerë 200 mijë sterlina, i modifikuar për ta mbrojtur nga sulmet e mundshme terroriste.
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...