Published On: 29 Tetor, 2016

Kryeministri: Buxheti procedohet të hënën, është mbi 2 miliardë €

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se të hënën do të procedohet Projektligji i Buxhetit për lexim të parë në Parlamentin e Kosovës, vlera e të cilit është 2 miliardë e një milion euro.

Ai ka thënë se krahasuar me vitin 2007, tash do të ketë 50 për qind më shumë investime kapitale, shuma e të cilave është 750 milionë euro.

“Do të bëjmë përpjekje të mëdha për të përkrahur edhe zhvillimin ekonomik lokal, si dhe infrastrukturën lokale, duke siguruar shpërndarje maksimalisht të drejtë të buxhetit nëpër komuna”, ka shtuar ai.

Njoftimi i plotë i Kryeministrit:

Qeveria, me 31 tetor, do të procedoj me Projektligjin për buxhetin për vitin 2017. Është paraparë një buxhet zhvillimor prej 2 miliard e një milion euro; Të hyrat tatimore dhe jotatimore parashihen të jenë 1,725 milion euro, që janë më të mëdha për 91 milion euro në krahasim me vitin 2016, ose për 380 milion euro më shumë, në krahasim me fundin e vitit 2014, kur kjo qeveria e koalicionit e filloi qeverisjen.

Me rëndësi të veçantë është se shpenzimet për investime kapitale parashihen të rriten nga 500 milion euro sa ishin në vitin 2016 në 750 milion në vitin 2017, ose për 50%. Këto shpenzime përpos nga buxheti i Kosovës do të financohen edhe nga burimet e jashtme, nga huazimet e brendshme, nga klauzula e investimeve dhe nga mjetet e likuidimit. Këto të hyra do të planifikohen si mundësi e zhvillimit, ndërkaq fillimi I projekteve të caktuara do të ndodhë në momentin kur lirohen, përkatësisht sigurohen mjetet sipas pozicioneve të caktuara.

Ky është buxhet zhvillimor, që është në harmoni me Programin tonë të përbashkët qeverisës dhe rezultat i një pune të rëndësishme të ministrive të Republikës së Kosovës dhe të Kuvendit.  Do të bëjmë përpjekje të mëdha për të përkrahur edhe zhvillimin ekonomik lokal, si dhe infrastrukturën lokale, duke siguruar shpërndarje maksimalisht të drejtë të buxhetit nëpër komuna.  Ky buxhet zhvillimor vjen si rezultat i konsultave mjaftë të gjata dhe substanciale me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...